Shpesh dëgjojmë se sa e rëndësishme është të pastrojmë dhëmbët dy herë në ditë.
Shumica e dentistëve rekomandojnë ta bëjnë këtë për të shmangur krijimin e pllakës, e cila mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës.
Sidoqoftë, ekzistojnë tre situata kur nuk duhet të pastroni kurrë dhëmbët sipas doktorit Shaadi Manouchehri.
Dentisti me bazë në Londër madje ka argumentuar këtë.
Situata numër 1
Dentisti thotë se është vërtet e rëndësishme të mos i lani dhëmbët menjëherë pasi sapo keni vjellur.
“Kjo është ndoshta gjithçka që dëshironi të bëni pasi të keni vjellur, por në fakt përmbajtja e stomakut është jashtëzakonisht acid dhe dhëmbët tuaj janë të përbërë nga mineralet”, shpjegon Dr Manouchehri.
“Pra, kur përmbajtja e stomakut ka hyrë në gojë, atëherë goja është shumë acid.
“Dhe nëse e lani menjëherë, ju po e fërkoni atë acid në dhëmb edhe më shumë. Kështu që prisni të paktën 30 deri në 60 minuta para se të lani dhëmbët. Ajo që mund të bëni në vend të kësaj është të shpëlani me një mouthwash për të filluar dhe të pini pak ujë vetëm për të ndihmuar në neutralizimin e këtij acidi më shpejt”.
Situata numër 2
Dentisti gjithashtu ka treguar se nuk duhet të lani kurrë dhëmbët, sapo keni pirë kafe.
“Kafja është mjaft acid dhe veçanërisht nëse shtoni qumësht dhe sheqer që mund ta përkeqësojë aciditetin.
“I njëjti koncept, nëse shkoni dhe lani dhëmbët menjëherë, ju po fërkoni acidin në dhëmb”.
Edhe në këtë rast prisni 30 deri në 60 minuta, pini ujë ose shpëlajeni gojën me mouthwash.
Situata numër 3
Dhëmbët sipas dentistit nuk duhen larë edhe në rastin kur sapo keni ngrënë mëngjesin.
“Lajini ato paraprakisht sepse nëse i lani menjëherë, do të dëmtoni smaltin tuaj”.
“Dhe në fakt kur zgjoheni për herë të parë në mëngjes, keni mjaft baktere në gojë dhe ato duhet të lahen para se të hani mëngjesin”. /Telegrafi/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...