Nuk ka asnjë dyshim që të gjithë e duam buzëqeshjen e bukur dhe rrëzëllitëse, sepse e zbukuron të gjithë pamjen tonë.
Nuk ka rëndësi se çfarë vesh, një buzëqeshje e bardhë është aksesori më i rëndësishëm.
Shumë njerëz janë të fiksuar për t’i pasur dhëmbët e tyre të bardhë, por e kthejnë në diçka vërtet stresuese kujdesin për t’i pasur gjithmonë dhëmbët perla.
Në fakt, ka vetëm një gabim që bëjmë të gjithë çdo ditë me dhëmbët, mjaft e rëndësishme, që privon edhe buzëqeshjen të jetë më e bardha e mundshme.
Fillon me kafen e mëngjesit.
Ndjesë, të dashur kafedashës, por është pikërisht kafja ajo që i nxin dhëmbët.
Nëse po përpiqeni të keni dhëmbë sa më të bardhë, edhe një filxhan i vetëm kafe vepron kundër këtij rezultati që doni të arrini.
Pigmentet e kafes janë shkaktarët kryesorë që qëndrojnë në dhëmbë përgjatë gjithë ditës, duke i kthyer ata në një të verdhë aspak të këndshme (që mund të qëndrojë gjatë në dhëmbë).
Po kështu, kafja ka një përmbajtje të lartë acidi, i cili mund të ndikojë në prishjen e smaltit duke i dekoloruar dhëmbët me kalimin e kohës. Për fat të keq, kafja nuk është i vetmi shkak.
Edhe lëngjet e tjera me ngjyrë të errët si çaji mund të sjellin gjithashtu të njëjtin dëm.
Po si t’ia privoni vetes kënaqësinë e kafes?
Ekziston një “coffee smile”, por çelësi është ta moderoni.
Fillimisht, provoni të mos pini shumë kafe gjatë ditës. Për shembull, limitojeni atë vetëm për mëngjes.
Sipas Colgate, mund t’i mbroni dhëmbët nëse pas kafes së mëngjesit, lani dhëmbët normalisht me ujë dhe furçë pas 30 minutave që keni pirë kafe.
Por edhe filli dentar, mos harroni, luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse largon të gjitha mbetjet mes dhëmbëve që mund të ndikojnë në zverdhjen e tyre.
Po ashtu, një variant mjaft i mirë është edhe ta pini kafen me pipëz, në mënyrë që të shmangni kontaktin e kafes me dhëmbët./C
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...