Dëmet që sjell në organizëm konsumimi i ujit të ftohtë

22:15 | 1 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Uji i ftohtë dëmton shëndetin tonë. Studiuesit kanë renditur disa arsye përse nuk duhet të konsumojmë ujë të ftohtë.

Kur pimë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e gjakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, enët e gjakut ngushtohen.

Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pimë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie, përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.

Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.

Ushqimet që konsumoni, ndërkohë që pini edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup. Ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.

Rënie të lehtë të temperaturës trupore, qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në reduktim të energjive tona të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme