Rreth muajve gjashtë, shtatë të jetës (mund të ndodhë më shpejt, ose më vonë, e rëndësishme është të mos humbet durimi) fillojnë të dalin dhëmbët e parë të foshnjave; zakonisht është incizivi qendror i poshtëm ai që del i pari dhe për nënat e baballarët përfaqëson gjithmonë një moment shumë emocionues.
Nëntëmbëdhjetë dhëmbët e tjerë, fillojnë të dalin njëri pas tjetrit derisa të dyja nofullat mbushen plotësisht.
Dalja e të gjithë dhëmbëve të qumështit përfundon rreth muajit të tetëmbëdhjetë. Në fazën e parë të daljes së dhëmbëve, bebja do të njihet me mrekullitë e përtypjes dhe thithjes, duke futur në gojë çfarëdo lloj sendi që ka në duar.
Për të shmangur futjen në gojë të sendeve të ashpra dhe plot mikrobe, qëroni karota dhe jepjani në dorë për të kruar dhëmbët. Nëse nuk keni karota, atëherë përdorni rrethin klasik që shitet në farmaci.
Me daljen e dhëmbëve, bebet do të zbulojnë shije të reja, por edhe nëse nuk duket shumë i interesuar mos e detyroni. Mund t’ia shuani kureshtjen me copa të vogla frutash dhe zarzavatesh, në mënyrë që të mësohet me shijet e reja. Kur i jepni copa shumë gjëra të vogla, qëndroni pranë, për të shmangur rrezikun e mbytjes.
Po ashtu, bebet duhet të pinë shumë ujë të freskët për të freskuar mishrat e dhëmbëve, si dhe për të zëvendësuar lëngjet e humbura me shtimin e sekrecioneve të pështymës.
Periudha dhe shqetësimet para dhe pas daljes së dhëmbit
Para daljes së dhëmbëve çdo fëmijë shfaq një shkallë të caktuar nervozizmi, gjë që shoqërohet edhe një gjendje të keqe të përgjithshme. Nuk duhet të mërziteni, sepse shqetësimet do të kalojnë shpejt. Të gjitha simptomat kalojnë pasi të dalë dhëmbi i parë. Dhimbjet më të zakonshme janë: jargë me shumicë, të kruara, fryrje dhe zbardhje të mukozave në pjesën e daljes së dhëmbëve. Ky është një fenomen i zakonshëm dhe nuk duhet të shqetësoheni.
Po ashtu në periudhën e daljes së kicave fillon skuqja dhe acarimi i lëkurës, kryesisht i mjekrës dhe qafës. Është një kundërveprim i përcaktuar si nga veprimi direkt i pështymës, ashtu edhe nga zakoni i bebes për të prekur fytyrën me duart e lagura me pështymë.
Dëshirë për të kafshuar
Papritur bebja duket sikur bëhet agresiv. Mos u frikësoni, sepse bëhet fjalë për një përpjekje për të ulur sikletin. Në këtë fazë ai kap çdo lloj objekti që gjen, e çon me tërbim në gojë dhe e kafshon me sa fuqi ka.
Temperatura
Shumë e zakonshme është rritja e papritur e temperaturës, në mungesë të shenjave të qarta të sëmundjeve të ndryshme, për shembull grip, ftohje etj. Ende nuk është zbuluar arsyeja se përse rritet temperatura kur bebes fillojnë t’i dalin dhëmbët.
Shqetësimet gastrointestinale
Diarreja është një simptomë që mund të shoqërojë daljen e dhëmbëve te fëmijët. Gjithsesi, nëse fëmija ka temperaturë ose diarre, mos ia hidhni fajin vetëm dhëmbëve. Në të tilla situata është mirë që ta vizitoni te pediatri për të shmangur rrezikun e kalimit të ndonjë sëmundjeje të vërtetë.
Të vjellat
Zakonisht është një reagim që shkaktohet nga vetë fëmija, i cili në përpjekje për të zbutur dhimbjen e mishrave të dhëmbëve, i fut vazhdimisht duart në gojë. Por nëse kjo gjë përsëritet shpesh gjatë ditës, atëherë fëmija duhet vizituar te pediatri. /Telegrafi/
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë