Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka përmendur disa nga të arriturat që nga marrja e postit të tij si ministër i këtij dikasteri, raporton arbresh.info.
“Ju njoftoj që e kam marrë në bashkërendim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. I jam mirënjohës për përkrahjen e pa rezervë. Jam thellë i prekur nga solidariteti dhe përpjekja e për të ndjekur udhëzimet parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik. Po ja transferoj përgjegjësinë zëvendësministres, Dafina Gexha”, është shprehur Vitia, raporton arbresh.info.
Ai ka bërë të ditur se do të angazhohet nga tani e tutje për kryeqytetin.
“Është detyrë e jona që të bëjmë atë që kërkohet nga ne, me guxim duke mbrojtur të mirën publike”, deklaroi Vitia.
Në konferencën ku bëri të ditur dorëheqjen, ministri Vitia shprehu mirënjohje duke folur në detaje për të gjitha angazhimet e tij si ministër.
“Përulem para çdo stafi mjekësor dhe ju jemi mirënjohës përjetë.”
Vitia po ashtu falënderoi të gjithë donatorët te cilët kontribuuan për dhurimin e vaksinave.
“Miliona njerëz u gjenden para një situate që as shtetet e mëdha nuk e përballonin. Ne bashkëpunuam në çdo hap me aleatët ndërkombëtarë. Vala delta si vala më e rënë gjatë pandemisë shkaktoi pasoja në shumë shtete e sidomos në ato që nuk arritën të vaksinoheshin. Kosova ditëve të fundit është me numrin më të vogël të rasteve në Evropë dhe rajon. Në dy muajt e fundit kemi administruar mbi 900 mijë doza të vaksinës. Kosova edhe pse e fundit filloi me vaksinimin tani është në vendin e dytë duke lënë mbrapa edhe vendet e rajonit e disa nga ato të Bashkimit Evropian. Duhet falënderuar edhe donatorët që ndihmuan dhe falë tyre ne jemi më të mbrojtur, te ne nuk janë përdorur asnjëherë vaksinat nga Kina dhe Rusia. Kjo pandemi shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve e po ashtu preku edhe Kosovën, u shpreh ngushëllime të gjithë familjave të atyre që vdiqën në këtë pandemi.”/arbresh.info/
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...