Sytë janë të lidhura me sistemin nervor qendror dhe gjithçka tjetër në trup. Çdo gjë që prek trup, ndikon gjithashtu edhe në sy.
Përveç problemeve si glaukoma, katarakti, degjenerimi makular, nga sytë mund të dallohen edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.
Ja cilat janë ato:
Kolesteroli i lartë
Një person me nivele të larta të kolesterolit mund të ketë humbje të përkohshme të shikimit, që vjen dhe shkon, sikur ke një perde apo hije para syve. Kjo shenjë tregon se arteriet karotide (enët e gjakut, që ndodhen në pjesën e qafës) janë zënë nga një pllakëz bakteriale që e vështirëson kalimin e gjakut në sy. Mund të keni edhe dhimbje të syve dhe vëreni një rreth gri përreth kornesë. Në raste më të rralla, depozitat e verdha të kolesterolit mund të shfaqen sipër qepallave ose në cepat e syve, shkruan gazeta shendeti.
Probleme me tiroidet
Tiroidja është një organ në formë fluture në qafë, e cila mban nën kontroll hormone të caktuara dhe rregullon procesin e rritjes dhe të metabolizmit. Nëse tiroidja nuk është duke funksionuar siç duhet, mund të çojë në një sërë problemesh, përfshirë edhe ënjtjen e muskujve të syve dhe mbushjen e tyre me skelet, prandaj duken më të mëdhenj se zakonisht. Mund të keni gjithashtu edhe vizion të dyfishtë.
Sëmundja Graves, një çrregullim autoimun që prek tiroiden, mund të shkaktojë gjithashtu tërheqje të qepallave, duke i bërë sytë të duken më të mëdha.
Diabeti
Kontrollet e rregullta të syve janë të nevojshme për këdo, sidomos janë të domosdoshme nëse vuani nga diabeti ose rrezikoheni nga kjo sëmundje.
Diabeti mund të bëjë që makula – pjesa e retinës që kontrollon vizionin qendor – të ënjtet ose mbledh lëngje. Mund të mos humbisni krejtësisht shikimin, megjithatë do të vini re që shikimi po përkeqësohet.
Njerëzit me diabet janë 40% më të rrezikuar nga glakoma dhe 60% nga kataraktet. Ata duhet të kontrollohen gjithashtu për retinopatinë diabetike, një sërë çrregullimesh që prekin pjesën e ndjeshme ndaj dritës tek sytë. Retinopatia mund të shkaktojë probleme me shikimin ose shkëputje retinale.
Goditje në tru
Humbja e papritur e shikimit mund të jetë një shenjë se rrezikoheni nga goditja në tru, ose e keni përjetuar një gjë të tillë. Normalisht, humbja e shikimit nga goditja në tru ndodh vetëm në njërin sy, megjithatë nuk përjashtohen as rastet tek të dy sytë, duke shkaktuar verbim. Ndodh që goditja në tru të dëmtojë nervat që lëvizin sytë, prandaj mund të keni edhe vizione të dyfishta.
Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e mundur edhe goditja në njërin sy, që quhet ndryshe goditja retinale dhe ndodh kur enët e gjakut në retinë bllokohen nga pllaka bakteriale. Rrezikoheni nga kjo sëmundje nëse keni tension të lartë të gjakut ose sëmundjet e arterieve karotide.
Migrenë retinale
Rastet e përkohshme të humbjes së shikimit mund të tregojnë se keni migrenë të syrit, e cila nuk është e njëjtë me migrenën e lidhur me dhimbjet e kokës. Migrena retinale shkakton “spote boshe” në shikim, të quajtur skotoma. Ato zgjasin vetëm për pak minuta dhe nuk shkaktojnë dhimbje. Mund të shihni gjithashtu dritëhije, keni shikim të turbullt ose dhimbje koke para ose pasi të shfaqen këtë simptoma. Nëse ndodh vazhdimisht një gjë e tillë, sidomos nëse prek vetëm njërin sy, është mirë të konsultoheni me një okulist.
Sëmundje autoimune
Keni qepalla të varura? Mund të jetë një shenjë e një sëmundje autoimune e quajtur ‘myasthenia gravis’, që mund të shkaktojë dobësim të muskujve dhe e bën të vështirë hapjen e syve siç duhet. Ndërkohë, lupusi dhe lloje të caktuara të artritit mund të çojnë në infeksion të shtresës së pigmentuar të syrit, e quajtur uvea.
Ndryshimet në shikim mund të jenë gjithashtu ndonjë shenjë e sklerozës së shumëfishtë.
Nëse vëreni rënie të shikimit në njërin sy për disa ditë ose javë, dhe keni dhimbje brenda ose përreth tij, sidomos kur e lëvizni, mund të jetë shenja e parë e sklerozës së shumëfishtë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...