37% e testit të tamponit nga hunda që behet për të zbuluar koronavirusin del “falso negativ”. Ky është rezultati i një studimi të bërë në Kinë në vendin ku nisi pandemia. Nisur nga ky studim ka reaguar drejtori i sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të Xhenovas, Matteo Bassetti. Në Facebook ai shkruan se tamponi është një test i nevojshëm edhe pse jo perfekt.
“Sipas këtij artikulli shkencor të publikuar në Kinë, vetëm 63% e rasteve është i sigurt rezultati pasi 37% të tjera dalin “falso negativ”. Shumë njerëz flasin pa pasur njohuri. Në Veneto deshën ta bënin tamponin te e gjithë popullsia duke menduar se është një test perfekt edhe të asimptomatikët. Gjeniale…” – ironizon mjeku italian.
Debati i madh nëse duhen më shumë teste në disa vende, (përfshirë edhe Shqipërinë) mesa duket nuk mund të bazohet te tamponi. Kjo, pasi tamponi të nxjerr negativ në rastet kur virusi është në inkubacion. Në Itali janë bërë deri tani mbi 540 mijë tamponë. Veneto dhe Lombardia janë rajonet që bëjnë më shumë testime.
Por Instituti Italian i Shëndetit po kërkon rrugë të reja përy të ecur përpara me hetimin e përhapjes së sëmundjes duke përdorur analiza të shpejta të gjakut që zbulojnë kush i ka të zhvilluara antikorpet kundër koronavirusit.
Kjo është një mënyrë për të matur pulsin e vërtetë të përhapjes së pandemisë. Në Liguria kanë filluar testimet serologjike (analizat e gjakut) për koronavirusin mbi personelin shëndetësor dhe të moshuarit e azileve./lapsi.al/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit