Jo vetëm të moshuarit, por edhe mosha e mesme është e rrezikuar nga sëmundja serioze dhe vdekshmëria e lartë e koronavirusit, ka gjetur së fundmi një studim i kryer nga shkencëtarët anglezë.
Gjetjet erdhën pas një analize gjithpërfshirëse të rasteve nga Kina, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit nga Britania analizuan më shumë se 3.600 raste të konfirmuara Covid-19 si dhe të dhëna nga qindra pasagjerë të riatdhesuar nga qyteti i shpërthimit të Ëuhan.
Mbi 4,000 të vdekur nga koronavirusi në SHBA
Ata zbuluan se mosha ishte një faktor kryesor që përcaktonte infeksionin serioz që po merr jetë, me gati një në pesë mbi 80-të që kërkojnë shtrimin në spital, krahasuar me rreth 1 përqind në mesin e njerëzve nën 30 vjeç.
Duke marrë parasysh vlerësimet e numrit të rasteve që mund të mos jenë vërtetuar klinikisht, pra infeksione të buta ose asimptomatike, të dhënat treguan se shkalla e shtrimit në spital të pacientëve në pesëdhjetat e tyre ishte 8.2 përqind.
Studimi i botuar në revistën he Lancet Infectious Diseases, vlerësoi se niveli i vdekshmërisë nga rastet e konfirmuara Covid-19 në Kinën kontinentale ishte 1.38 përqind, transmeton portali arbresh.info
Autorët e hulumtimit thanë se ndërsa kjo ishte dukshëm më e ulët se vlerësimet e mëparshme, Covid-19 është ende disa herë më vdekjeprurës sesa viruset e mëparshme pandemike, siç është H1N1.
“Vlerësimet tona mund të zbatohen në çdo vend për të informuar vendimet rreth politikave më të mira të përmbajtjes për Covid-19,” tha Azra Ghani, bashkëautore e studimit nga Imperial College London.
Miliarda njerëz janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, përderisa qeveritë nëpër botë janë duke u përpjekur që të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.
Sipas modelimit të tyre, autorët vlerësojnë se 50-80 përqind e popullsisë globale mund të preken nga Covid-19. Ata këshillojnë që edhe pas heqjes së izolimit, larja e duarve dhe distancimi shoqëror duhet të jenë parësor./arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt