Google ADS

Covid-19 shkakton dëmtime afatgjata të zemrës

13:53 | 21 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Në fillim të pandemisë, u bë e qartë që Covid-19 shkakton dëme të mëdha në pothujase çdo organ të trupit, përfshirë edhe zemrën.

Së fundmi studime të shumta kanë bërë që të kuptohet se disa njerëz nuk shërohen plotësisht nga sëmundja infektive.

Tani, një studim i fundit ka gjetur se të shëruarit nga Covid-19 vuajnë nga dëmtime afatgjata të zemrës, transmeton portal arbresh.info.

Në një përmbleshje prej tre pjesësh të botuar në American College of Cardiology zbuloi se koronavirusi dëmtom organin pompues të zemrës, kryesisht për shkak se virusi shkakton mpiksje të gjakut dhe dëmton mushkëritë.

Pacientët të cilët janë detyruar që t’i nënshtrohen ventilimit janë më të rrezikuar nga dëmtimet e zemrëz, thonë studiuesit amerikanë.

Ky lloj i dëmtimit të zemrës është i zakonshëm për njerëzit që vuajnë nga infeksione të ngjashme të frymëmarrjes, por duhet theksuar se Covid-19 e përkeqëson këtë gjendje më shumë.

Studimi gjithashtu ka gjetur se faktorë tjetër i rrezikshëm është edhe mbipesha, nga e cila mund të kemi probleme me  dhjamin e tepërt në trup, presioni e lartë të gjakut dhe kolesterolin e keq.

Autori i studimit, Profesori i mjekësisë Jeffrey I. Mechanick, ka shpjeguar se mbipesha është arsyeja kryesore se pse amerikanët po vuajnë më shumë nga koronavirusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme