COVID-19 mund të dëmtojë zemrën e një personi edhe nëse koronavirusi nuk infekton drejtpërdrejt indin e zemrës, ka zbuluar studimi i ri.
Inflamacioni i rëndë që COVID-19 shkakton në organe të tjera, si mushkëritë, duket se në mënyrë indirekte shkakton dëmtim të zemrës të lidhur me infeksionin, raportojnë studiuesit.
“Pas një infeksioni COVID, sistemi imunitar mund të shkaktojë dëmtime të largëta në organe të tjera duke shkaktuar inflamacion serioz në të gjithë trupin – dhe kjo është përveç dëmtimit që vetë virusi ka shkaktuar drejtpërdrejt në indet e mushkërive”, tha në një njoftim për shtyp autori Dr. Matthais Nahrendorf, profesor i radiologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.
Për studimin, studiuesit analizuan mostrat e indeve të zemrës të marra nga 21 pacientë që vdiqën me dështim të mushkërive të lidhura me COVID-in. Këto mostra u krahasuan me ekzemplarë nga 33 pacientë që vdiqën nga shkaqe që nuk kishin lidhje me COVID-19.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...