Në valën e përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit në të gjithë botën, është vërejtur një dallim i madh në mes të numrit të infektuarve meshkuj dhe atyre femra, shkruan New York Times.
Të dhëna të tilla kanë rezultuar edhe në New York, ku sipas statistikave të fundit, jo vetëm që ka të infektuar më shumë meshkuj, por edhe numri i të vdekurve është dyfish më i lartë tek meshkujt se sa tek femrat.
Kështu, në bazë të informacioneve në mesin e 100.000 meshkujve të infektuar me koronavirus, 43 nga ta humbin jetën, kurse në mesin e 100.000 femrave të infektuara, 23 nga to e humbin jetën si pasojë e sëmundjes Covid-19.
Këto të dhëna nuk ishin surprizuese, pasiqë edhe në studime të tjera të bëra në Kinë dhe Itali është vërejtur një trend i tillë.
Shpjegime të ndryshme janë bërë nga shkencëtarë të ndryshëm, të cilët mendojnë se krahas faktorëve të jashtëm siç është duhanpirja, rol të rëndësishëm në këtë fenomen kanë edhe faktorët biologjikë.
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së