Një variant i ri COVID 19 po përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA).
I njohur shkencërisht si EG.5.1, ai rrjedh nga variant Omicron i COVID dhe tashmë ka dalë në një nga shtatë raste të reja, tregojnë të dhënat e UKHSA, raporton Skynews.
UKHSA ka monitoruar përhapjen e tij në vend për shkak të rasteve në rritje ndërkombëtarisht, veçanërisht në Azi.
Zyrtarët thonë se ata po monitorojnë nga afër situatën pasi shifrat e rasteve me COVID vazhdojnë të rriten.
“Ne kemi parë gjithashtu një rritje të vogël të pranimeve në spital në shumicën e grupmoshave, veçanërisht në mesin e të moshuarve”, tha Dr Mary Ramsay, kreu i imunizimit në UKHSA.
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...