Si masë paraprake, grave shtatzëna u është thënë që të jenë shumë më të kujdesshme në shmangien e kontaktit social, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun për tu prekur nga Covid-19. Por çfarë dimë për ndikimin e tij në shtatëzëni?
A është koronavirusi një problem gjatë shtatzënisë time?
Megjithëse as mjekët nuk kanë ardhur në përfundiim se si ee shtatëzëna mund të preket nga virusi, gratë shtatzëna duhet t’i shmangin të gjitha kontaktet me njerëzit tjerë, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
“Nëse do të kishte rreziqe të mëdha, ne do t’i kishim parë deri tani”, thotë Christoph Lees, profesor i obstetrikës në Imperial College London.
Ashtu si popullata e përgjithshme, nëse ato janë të infektuara, shumica e grave shtatzëna do të kenë simptoma të buta ose të moderuara dhe do të shërohen. Këto simptoma përfshijnë kollë, ethe, gulçim, dhimbje koke dhe humbje të ndjenjës së aromës dhe shijes.
Koronavirusi mund të jetë problem në shtatëzani nëse gratë sëmuren seriozisht me Covid-19 – por kjo është shumë e rrallë.
Gratë shtatzëna me probleme serioze në zemër janë në një grup shumë më të rrezikuar dhe rekomandohet të qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe të shmangin çdo kontakt fytyrë-për-fytyrë. Ato duhet të kontaktojnë mjekët për kujdesin e tyre në vazhdimësi.
Studiuesit tani janë duke studiuar përvojat e grave shtatzëna për të mësuar më shumë përmes Regjistrit Panar Covid të Shtatzënisë dhe Neonatal dhe Sistemit të Mbikëqyrjes Obstetrike në Mbretërinë e Bashkuar.
Gratë mund të japin pikëpamjet e tyre për të mbetur shtatzënë gjatë pandemisë në një studim të Universitetit të Anglisë Lindore. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?