Parandalon diabetin
Dozat e larta të flavonoideve ulin rezistencën e insulinës dhe stabilizojnë nivelet e glukozës. Diabeti i tipit 2, që prek me miliona njerëz çdo vit, shkaktohet nga rezistenca ndaj insulinës. Por duhet të keni kujdes mos e teproni me të, duke qenë se shumë lloje të çokollatave përmbajnë shumë yndyra dhe sheqer.
E do trupi
Kakao ka një përqendrim të lartë të flavonoideve, që kanë veti anti-inflamatore dhe antioksiduese. Për të marrë sa më shumë përfitime, konsumoni çokollatë të zezë me përqindje të lartë të kakaos.
Ju bën të ndiheni mirë
Çokollata përmban triptofan, një aminoacid i përdorur nga truri për të prodhuar seretoninën, që nxit ndjesinë e kënaqësisë.
Lufton stresin
Çokollata përmban acid valerik, një qetësues që gjendet në mënyrë natyrale tek rrënjët agnushe. Edhe pse nuk është i mirë për belin, sheqeri në çokollatë gjithashtu mund të ulë stresin. Sheqeri është treguar se ka një efekt qetësues dhe lehtësues dhimbjesh tek njerëzit dhe kafshët.
Mbron zemrën
Një studim i kryer nga Universiteti Aberdeen, në Skoci, tek më shumë se 20 mijë persona të moshës së mesme dhe të moshuar, zbuloi se personat që konsumonin një çokollatë të vogël në ditë ishin 11% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 23% nga goditja në tru.
Ju ndihmon me gjumin
Çokollata e zezë është e pasur në magnez – një mineral i rëndësishëm për funksionimin e orës biologjike siç duhet. Hulumtuesit shkencorë nga Universitetet Edinburgh dhe Kembrixh besojnë se magnezi ndihmon qelizat të mbajnë formën e duhur për t’u përshtatur me ciklet natyrale mjedisore të ditës dhe natës.
Ëmbëlsirat forcojnë kujtesën
Një studim ka zbuluar se konsumimi i çdo lloj çokollate të paktën një herë në javë mund të përmirësojë kujtesën, përqendrimin dhe zgjidhjen e problemeve. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Australisë Jugore monitoruan 1000 njerëz për më shumë se 30 vite dhe zbuluan se ata që konsumonin rregullisht çokollata performuan më mirë në një sërë testesh mendore, përfshirë edhe ato të kujtesës.
Parandalon tensionin e lartë të gjakut
Banorët që jetojnë në ishujt e izoluar të Panamasë konsumojnë çdo ditë mesatarisht 5 lëngje me përbërës kryesor kakaon dhe e përfshijnë atë në shumë receta të ndryshme. Studimi zbuloi se ata kishin tension më të ulët të gjakut se anëtarë të shoqërisë së tyre që kishin lënë ishullin.
Mbron lëkurën
Çokollata e zezë mund të veprojë si një krem dielli. Një studim i vitit 2009 zbuloi se konsumimi i 20 gramë çokollatë, me përqindje të lartë të kakaos, çdo ditë për tre muaj, lejon të rriturit të përballojnë dyfish rrezet ultraviolet para se lëkura të fillojë të skuqet, krahasuar me ata që konsumojnë me arste çokollatë. Megjithatë, ekspertët nga Fondacioni Britanik i Lëkurës paralajmërojnë që asnjë përbërës nuk mund të zëvendësojë kremin kundra diellit.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...