Çokollata është e shijshme, ju bën të lumtur dhe kur konsumohet në sasi të mëdha, për fat të keq, të shëndosh. Por, a mund të bëjë ajo edhe më shumë?
Studim pas studimi vërtetojnë se çokollata e zezë vërtetë bënë më shumë se sa veç shërimit të një zemre të thyer. Sekreti qëndron tek kakao që gjithashtu është burimi i shijes së ëmbël të saj. Shkencëtarët kanë vërtetuar se një përbërës i kakaos mund të ulë tensionin e gjakut.
Provat e para të një lidhjeje mes kakaos dhe tensionit të gjakut i zbuluan studiuesit në popullsinë e një ishulli në Karaibe në brigjet e Panamasë. Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje e zakonshme në këtë vend, por i huaj për banorët vendas të ishullit. Pavarësisht nga mosha e tyre, presioni i gjakut i këtij kombi të vogël është në vlera normale.
Shkak për këtë, menduan shkencëtarët mund të ishte përdorimi i kakaos nga banorët e vendit. Indianët konsumonin çdo ditë, një sasi relativisht të madhe të flavanolës, e cila ndodhet në kakao dhe në produktet e saj. Studimet tregojnë se substanca mund të rrisë formimin e oksideve të azotit në trup, e cila çon në hapjen e enëve të gjakut duke reduktuar presionin e gjakut.
Për të vërtetuar thënien “Kakao ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut” nuk mjaftojnë vetëm njohuritë e marra nga ishulli i Karaibeve sepse ndoshta mund të kenë ndikuar dhe zakone të tjera të banorëve në uljen e tensionit të gjakut.
Në vitet e fundit, studiuesit kanë gjetur, përsëri dëshmi se çokollata mund edhe të reduktojë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, si pasojë e tensionit të lartë të gjakut. Shkencëtarët të udhëhequr nga Karin Ried nga Instituti Kombëtar i Mjekësisë në Melburn kërkuan të dhënat mjekësore e 856 pjesëmarrësve të shëndetshëm për të studiuar efektin e kakaos në tensionin e gjakut.
Rreth gjysma e pjesëmarrësve konsumuan produkte të përditshme kakaoje, të cilat mesatarisht përmbanin 545.5 miligram flavanol disa konsumuan më shumë se 100 gram çokollatë të zezë në ditë . Gjysma tjetër kishte konsumuar produktet pa flavanol ose produkte me vetëm sasi të vogla përbërësish të kakaos.
Rezultatet e këtij studimi treguan se produktet e kakaos mund të ndikojnë në tensionin e gjakut. Brenda dy deri në 18 javë tensioni i gjakut i pjesëmarrësve që hanin flavanol u ul me një mesatare prej 2 deri 3 mmHg. Për krahasim: një vlerë normale e tensionit të gjakut është 120/80 mmHg. Efekti ishte i vogël, por statistikisht i rëndësishëm.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...