Çokollata e zezë forcon zemrën

21:46 | 2 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një lajm i mirë për njerëzit që i pëlqejnë çokollatat.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Pizës në Itali, çokollata e zezë e pasur me vaj ulliri përmison dukshëm zemrën, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit kanë testuar lidhjen e konsumit të kësaj çokollatës së pasur me vaj ulliri të virgjër dhe kanë gjetur se zemra e tyre pas një kohe ka filluar të funksionojë më mirë.

Para konsumimit të kësaj çokollate, vullnetarëve u janë bërë testet e urinës dhe mostrat e gjakur. Pas 28 ditës studiuesit zbuluan se çokollata e pasuruar me vaj ulliri ka luajtur një rol të madh në rigjenerimine  e envëve të gjakut.

Autorja e studimit , dr. Rosella Di Stefano, ka theksuar se kjo është një lloj diete e shëndetshme që zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme