Kompania “Coca-Cola”, të martën, ka hedhur poshtë pohimet se pijet e saja “Fanta” dhe “Sprite” nuk janë të përshtatshme për konsumim kur kombinohen me vitaminën C.
Televizioni CNN ka transmetuar në portalin e saj, se banorët e Nigerisë po bojkotojnë pijet e “Coca-Cola”, pasi gjykata në Lagos ka marrë vendim se ato mund të jenë “të helmuara”.
Kompania “Coca-Cola” ka bërë të ditur se porositë lokale dallojnë nga shteti në shtet, por të gjitha pijet e kësaj kompanie përmbushin standardet e njohura ndërkombëtare CODEX Alimentarius.
“Sigurinë e të gjitha pijeve tona, përfshirë edhe “Fanta” dhe “Sprite”, i ka verifikuar trupi rregullator ndërkombëtar për ushqim dhe sigurim, siç janë Agjencia evropiane për siguri të ushqimit, Agjencia amerikane për ushqim dhe barna, si dhe Ministria kombëtare e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e “Coca-Cola”./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...