Një epidemi globale e ngjashme me viruset dhe gripin, mund të vrasë afërsisht një miliard njerëz në qoftë se fillon shpërndarjen nesër, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Ekspertët në ShBA kanë realizuar një simulim në mënyrë që të gjejnë se çka mund të ndodhë në qoftë se përhapet ndonjë virus vdekjeprurës në tërë globin.
Një imitim i virusit i cili përhapet përmes kollitjes kishte vrarë 150 milionë njerëz, në me pak se dy vjet, në këtë skenar fiktiv.
Simulimi ka parashikuar se si qeveritë dhe institucionet shëndetësore nëpër botë do të mund të reagonin në parandalimin e shpejtë të virusit.
Në këtë skenar vaksina që do të luftonte virusin nuk është gjetur për 20 muaj.
Edhe pse një situatë e tillë tingëllon si ndonjë film apokaliptik, studiuesit kanë paralajmëruar se nuk është diçka e panatyrshme, dhe se njerëzimi është me fat që nuk ka pasur ndonjë epidemi globale deri më tani.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...