Sëmundjet auto-imune janë të shumta. Sot njohim vetëm 80 % të tyre ndër të cilat mund të përmendim: Semundjen celiake, sklerozen e shumefishte, artriti reumatoud, ekzema dhe psoriasis.
A e dini që diabeti bën pjesë në sëmundjet auto-imune?
Sipas disa burimeve shkencore sëmundjet auto-imune prekin 5- 6% të popullsisë. Ato janë në vendin e tretë pas sëmundjeve kardio-vaskulare. Ky nivel është më i lartë në vendet industriale, ku femrat janë jenë më të prekura.
Ekzistojnë shumë strategji për të mposhtur sëmundjet auto-imune , por çdo njëra prej tyre kërkon një trajtim të veçantë dhe shumë të kujdesshëm. Megjithatë dhe higjiena e jetës mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Një hap tjetër për të trajtuar këto sëmundje është diagnostikimi në faza të hershme nëpërmjet shenjave të caktuara që secila nga sëmundjet le në trup.
Humbje peshe drastike – Kjo është një nga treguesit më të zakonshëm të sëmundjeve autoimune. Pavarësisht nga burimi, duke humbur peshë pa iu nënështruar ndonjë diete apo ushtrimeve fizike, nuk është e natyrshme. Kjo simptomë lidhet shpesh me sëmundjen celiac, sëmundje inflamatore e zorrëve.
Dhimbje muskujsh- Kjo simptomë gjithashtu mund të shkaktoje dhimbje të mprehtë dhe të përkohshme, por të përsëritur.
Performancë e dobët mendore – Nëse papritur bëhet e vështirë për dikë që të qëndrojë i fokusuar dhe i interesuar në diçka, mund të jetë si shkak i një sëmundje autoimune si skleroza e shumëfishtë.
Lodhje ose shtim në peshë papritur – shtimi në peshë papritur dhe lodhja janëë të lidhura edhe me disa çrregullime autoimune. Rastet e lodhjes apo luhatjet e peshës, nëse ndodhin shpesh ose në mënyrë drastike duhet të vizitoheni tek mjeku.
Dehidratim- thatësi në lëkurë, gojë dhe sy, mund të shkaktohen tek pacientët me çrregullime autoimune.
Humbje e flokeve apo probleme me lëkurën – Disa sëmundje autoimune si alopecia, mund të shkaktojnë hollim të flokëve. Ka edhe disa sëmundje që krijojnë arna në lëkurë. Për humbjen e flokëve ka edhe arsye të tjera që nuk janë të lidhura me sëmundjet autoimune
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...