Sëmundjet alergjike paraqesin sëmundje të kohës bashkëkohore dhe janë në rritje të vazhdueshme.
Ato japin simptoma shumë të ndryshme, duke pasur parasysh që alergjia mund të shfaqet në cilindo qoftë organ.
Alergjia është një përgjigje e sistemit imunitar ndaj një substance të huaj që nuk është zakonisht e dëmshme për trupin tuaj.
Puna e sistemit tuaj imunitar është t’ju mbajë të shëndetshëm duke luftuar patogjenët e dëmshëm dhe e bën këtë duke sulmuar çdo gjë që mendon se mund ta vë trupin tuaj në rrezik.
Këto substanca të huaja quhen alergene dhe mund të përfshijnë ushqime të caktuara, polen ose zbokth të kafshëve shtëpiake.
Në varësi të alergjenit, kjo përgjigje mund të përfshijë inflamacion, teshtitje ose një mori simptomash të tjera, shkruan Healthline, transmeton arbresh.info.
Simptomat që përjetoni për shkak të alergjive janë rezultat i disa faktorëve dhe këto përfshijnë llojin e alergjisë që keni dhe sa e rëndë është ajo.
Pra nuk mundeni saktësisht ta identifikoni se në çka jeni alergjik, pra ju duhet të bëni testet adekuate.
Alergjitë sezonale të cilat shkaktojnë simptomat që përmendëm më lartë, mund të ndikojnë negativisht në aktivitetet ditore si në punë ose në shkollë, e çka edhe më shumë medikamentet që merren për trajtimin e e simptomave alergjike mund të japin efekte anësore duke përfshirë problemet me gjumë.
Ja disa metoda te menaxhimit të alergjisë:
1.T’i ikim kontaktit me alergjenët. Kjo është shumë e rëndësishme, por jo edhe e lehtë. Në rast se nuk mund të largohemi nga ndonjë alergjen i caktuar, duhet të mundohemi që të kemi kontakt sa më pak me atë alergjen.
2.Duhet t’i marrim medikamentet e përshkruara nga doktori. Ato mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave. T’i marrim ato përderisa nuk mund të largohemi nga alergjeni.
3.Nëse pacienti është i rrezikuar nga anafilaksia, ai duhet ta mbaj me vete gjatë tërë kohës epinefrinen, autoinjeksionin.
4.Mbajtja e një ditari. Të shkruhet çdo veprim, çfarë ushqimi ka marr pacienti, kur kanë filluar simptomat.
5.Çdoherë ta pyesim doktorin se çka duhet të dimë dhe si të veprojmë në rast të një reaksioni alergjik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...