Studiuesit lidhin ndotjen e ajrit me rrezikun më të lartë të humbjes së shikimit.
Megjithatë ata japin shpresë, duke theksuar se ngrënia e frutave dhe perimeve mund të ndihmojë, transmeton portali arbresh.info
Njerëzit që jetojnë në zona me nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të rrezikojnë më shumë të humbin shikimin në moshën e mesme të vonë, sugjeron një studim i ri nga ekspertët britanikë të syve.
Studimi që hulumtoi 116 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të moshës 40 dhe 60 vjeç zbuloi se ata që jetonin në vendet e nxehta të ndotjes së ajrit kishin një rrezik prej tetë përqind më të lartë që të shfaqin probleme me sytë.
“Gjetjet e studimit shtojnë provat në rritje të efekteve dëmtuese të ndotjes së ajrit”, pëfundon studimi i botuar në British Journal of Ophthalmology.
Megjithatë studimi jep pak shpresë.
Kjo mund të përfshijë një ndryshim në dietë, sugjeroi profesor Anna Hansell i Universitetit të Leicester, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.
Sipas saj, dieta e plotësuar me fruta dhe ushqime të shëndetshme mund të ndihmojë kundër ndotjes së ajrit dhe dëmtimeve që sjell ajo në shëndet./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç