Google ADS

Cilat ushqime nuk duhet t’i konsumoni gjatë shtatzënisë

07:23 | 14 Korrik 2019
Arbresh.info

Gjatë periudhës së shtatzënisë është mirë të konsumoni shumëllojshmëri ushqimesh. Megjithatë, duhet t’u qëndroni sa më larg disave prej tyre, pasi mund të kenë efekte anësore. Mund të mos jenë ndërlikime serioze, por më mirë sigurohuni për çdo gjë.

Frutat e detit me përmbajtje të lartë merkuri. Frutat e detit janë burim i mirë proteinash dhe hekuri .Gjithashtu, prania e omega 3-shit në shumë peshq, mund të ndihmojë në zhvillimin e trurit të fetusit. Sidoqoftë, te disa peshq  dhe guaska deti, përmbajtja e merkurit është në nivele të rrezikshme, dhe kjo mund të dëmtojë zhvillimin e sistemit nervor të foshnjës. Në këtë kategori peshqish futet: peshku shpatë, peshkaqeni, skumbria dhe peshku me kapelë.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (AUB) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (AMM), grate shtatzëna mund të konsumojnë deri në 340 g fruta deti në javë. Kjo është e barabartë me dy racione mesatare karkalecash, salmoni, merluci sybardhë merluci të zakonshëm apo peshku ton të konservuar. Shmangni peshkun ton të bardhë të konservuar duke konsumuar vetëm 170 g në javë.

Fruta deti të gjalla, të gatuara pak apo të kontaminuara. Është mirë që peshku dhe gocat e detit të mos konsumohen të pagatuara- si midhjet, molusqet – dhe frutat e detit të mos përdoren të ngrira apo të tymosura – si salmoni. Nëse konsumoni peshk vendi, kushtojini rëndësi paralajmërimeve për peshqit e asaj zone ku është kapur, veçanërisht nëse ekziston rreziku nga ndotja e ujit. Nëse nuk arrini të gjeni asnjë informacion, kufizojeni sasinë e peshkut të kapur në ujërat locale dhe konsumoni vetëm 170 g në javë, e më pas, mos konsumoni më asnjë lloj peshku gjatë gjithë javës.

Pjesa më e madhe e frutave të detit duhet të gatuhen në temperaturën 65 gradë celsius.

Mishi, shpendët dhe vezët e gatuara pak. Nëse konsumoni ushqime të gatuara pak, ekziston rreziku I helmimit nga ushqimi, njëlloj siç mund të ndodhë te çdokush në fakt. Por duke qenë se jeni shtatzënë, mund të sëmureni më rëndë se një grua tjetër që nuk është. Ndonëse ndodh rrallë, ekziston mundësia që edhe foshnja të sëmuret. Për të parandaluar sëmundjet që mund të vijnë nga ushqimet, gatuajini mirë të gjitha llojet e mishrave para se t’i konsumoni. Përdorni një termometër për mishin, që të siguroheni se është gatuar sa duhet.

Nëse do të përgatisni biftek, është mirë që ai të gatuhet mesatarisht, por sigurohuni që temperatura e brendshme të arrijë minimumi deri në 65 gradë celsius. Vezët konsumojini të ziera dhe të skuqura dhe mundohuni të mos konsumoni ushqime të gatuara me to, sepse në gjendje të pagatuar, veza mund të mbartë bakterin e salmonelës.

Mishrat e përpunuara. Gjatë procesit të përpunimit, mishrat mund të kontaminohen, sidomos nëse kalojnë në shumë faza. Problemi më i madh mund të jenë proshuta e tymosur, sallami apo salsiçet, që mund të jenë burime të një sëmundjeje të rrallë, por shumë të rrezikshme që përcillet përmes ushqimeve dhequhet listerioza. Listeria zhvillohet në temperatura të ulëta, ndaj nuk mundmt’i rezistojë nxehtësisë. Sigurohuni që salsiçet dhe mishrat e përpunuara tëmgatuhen plotësisht dhe të ruhen si duhet. Rreziku zvogëlohet nëse mishimgatuhet plotësisht. Edhe ngrohja e tij e bën më të sigurt konsumimin.

Gjithashtu, nuk duhet harruar se shumica e mishrave të përpunuara,mveçanërisht ushqimet që mund të ruhen në temperaturën e ambientitm(ato nuk kanë nevojë të futen në frigorifer), përmbajnë shumëmnatrium, i cili mund të shkaktojë fryrje gjatë shtatzënisë.

Produktet e papërpunuara. Produktet bulmetore me pakmyndyrë mund të jenë një element I shëndetshëm i dietës, por nuk duhet të konsumoni asgjë që përmban qumësht të papërpunuar, sepse mundtë shkaktojë një sërë sëmundjesh. Mundohuni të shmangni sa mëshumë djathërat e buta, si djathin Brie, djathin e bardhë, djathin Camembert dhe djathin blu, vetëm kur në etiketën e tyre shkruhet që janë prodhuar me qumësht të përpunuar. Mos konsumoni as pije të papërpunuara./living.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme