Lidhur me sëmundjen e kancerit në Kosovë, dhe kushtet e trajtimit të pacientëve, ka folur sot Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
Ai ka thënë se kushtet e trajtimit të kësaj sëmundjeje janë të mira në Klinikën e Onkologjisë, megjithatë kanë të nevojshme më shumë hapësirë
”Klinika e Onkologjisë ka kushtet e mira për trajtimin e pacientëve me kancer por kemi nevojë për më tepër hapësirë, për t’i trajtuar por në përgjithësi krahasuar me të kaluarën, kushtet janë shumë më mirë tani”.
”Vazhdimisht përpiqemi t’i përmirësojmë këto kushte”.
”Kemi oordinuar më tepër se 25 mijë lloj të kimioterapive dhe kemi bërë diku 15 mijë seanca të trajtimit”.
Kurtishi në Sytë 7 theksoi edhe disa nga problemet me të cilat ata ballafaqohen për trajtimin e pacientëve.
”Vështirësitë më të mëdha janë kur ka mungesë të ilaçeve, apo prishje të aparaturave e po ashtu edhe shpesh në raste pacientët na vijnë dhe nuk janë në dijeni se me çfarë sëmundje janë duke u ballafaquar dhe duhet të komunikojmë me pacientin për t’i treguar gjendjen që ka dhe procedurën e trajtimit”.
Por cilat janë llojet e kancerit që dominojnë më së shumti në Kosovë?
”Në Kosovë sikurse edhe në vendet e tjera të rajonit dominojnë kanceri i gjirit tek femrat ndërsa tek meshkujt kanceri i mushkërive dhe pas këtyre dy sëmundjeve tek të të dyja gjinitë dominon kanceri i zorrës së trashë”.
”Ky trend i rritjes së sëmundjeve me 3 apo 4% është trend normal, pasi në gjithë botën është trend në rritje”.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij