Artroza mund të komplikohet lehtësisht me një tjetër situatë sëmundjeje lidhur kjo me dekalcifikimin dhe dobësimin e kockës: osteoporozën.
Artroza është shprehja e një vuajtjeje të tipit degjenerativ të artikulacioneve, që manifestohet me prishjen e kërceve që veshin kokat e artikulacioneve, me proliferime kockore përreth gjithë kërceve të konsumuara, me trashje kockore dhe ngurtësim të ligamenteve e të kapsulave që bashkojnë elementët që formojnë një nyjëzim (që mund të jetë shpatull, bërryl, kyç – dore, kërdhokull, gju ose kavilje), transmeton Telegrafi.
Është një proces patologjik i moshës së pleqërisë dhe pse në 10% të rasteve mund të fillojë më herët edhe rreth moshave 25-30 vjeçare. Më tej artikulacionet e prekura nga sëmundja janë ato që vihen më shumë nën ngarkesë (artikulacionet mbajtëse) e që kanë nxitjet më të mëdha mekanike, gjë që shpjegon se përse goditet më herët nga të tjerat kolona vertebrale dhe përse “dhembjet e shpinës” janë të parat që shfaqen.
Atëherë bëhet fjalë për spondilartrozën, te e cila janë tipike vendloka1izimet pothuajse ekskluzive të traktit cervikal dhe ato të traktit lumbar, me bashkëshoqërimin shumë herë me shenjat neurologjike, si radikoliti dhe neuriti (shprehje të shtypjes, tërheqjes apo irritimeve të trungjeve nervore që dalin nga palca shpinore, ndërmjet vertebrave e në vetë vertebrat).
Dhembja është bllok funksional. Por kujdes! Artroza e kolonës mund të komplikohet lehtësisht me një tjetër situatë sëmundjeje lidhur kjo me dekalcifikimin dhe dobësimin e kockës: osteoporozën.
Nëse infarkti ose tumoret janë në vendin e parë, ndër sëmundjet më të rënda që prekin njerëzit në pjesën e dytë të jetës, jo më pak e rëndësishme është kjo situatë patologjike që me djallëzi por në mënyrë të pamëshirshme, i korr viktimat e saj në moshë mesatare dhe përbën një shkak të rëndë të sëmundshmërisë kronike.
Të ushqyerit e shëndetshëm, aktiviteti fizik i rregullt (në mungesë të diçkaje tjetër, ushtrimi i një gjimnastike të përditshme mjekuese), respektimi i ekuilibrave të “ngarkesës” dhe të qenit “shkarkuar” të kolonës (gjatë ngritjes së peshave, kur udhëton me makinë, në kryerjen e aktiviteteve sportive, e deri në të pushuarit në shtroja të përshtatshme), kontrollet periodike të gjendjes vertebrore dhe përkujdesjet ndaj tyre, nëse është e nevojshme, mundësojnë ndër të tjera realizimin e një parandalimi efikas.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...