Cilat janë pijet më të pashëndetshme në botë?

19:10 | 15 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Shumica prej nesh preferojmë të pimë pije të gazuara, të cilat nuk mungonin asnjëherë as në ndonjë festë.

Zakonisht, për ofrimin e këtyre pijeve fajtorë janë konsideruar prindërit, ndërsa në moshën e adoleshëncës, të rinjtë i preferojnë ato për shkak të reklamave të shumta që u bëhen, transmeton portal arbresh.info

Pijet e ëmbla dhe të gazuara janë bërë një mysafir i padëshiruar në tryezë, kështu që sot ato pihen shumë më pak, dhe konsumi i tyre po zvogëlohet nga viti në vit.

Këtu është edhe lista e pijeve më të dëmshme:

Qumësht çokollatë

Nëse e konsumoni pas stërvitjeve, duhet të dini se kjo pije është e dëmshme, sepse përmban rreth 21 gram sheqer dhe përforcues për shije.

Lëngu i boronicës

A e dini se ky frut ka shumë pak kalori dhe është i papërshkrueshëm i shëndetshëm? Pra, si mund të kthehet diçka e tillë në diçka të pashëndetshme? Pikërisht për shkak të shijes së hidhur të lëngut të boronicës, prodhuesit shtojnë shumë sheqer për të bërë lëngun sa më të ëmbël.

Lëngu i portokallit

Sikurse ka djath të rremë, edhe lëngu i portokallit nuk është ai që prisni. Është një përzierje uji dhe shirupi, ndërsa përmban edhe pak koncetrat dhe kimikate tjera.

Lëng domate

Domatja mund të jetë një frut i pasur me antioksidantë, por çdo përfitim i kësaj pije humbet pasi i shtohet natrium, kështu që supozohet se ju merrni 30 përqind të dozës së rekomanduar ditore të natriumit në një filxhan me lëng të tillë.

Filxhani i madh i kafes

Ndërsa një filxhan kafe ka përfitime shëndetësore, merrni parasysh nëse pija juaj e parë në mëngjes është një filxhan 2 dcl, plot me këtë pije sepse, sipas ekspertëve, dobëson eshtrat. Një i rritur duhet të konsumojë rreth 400 ml kafe në ditë, dhe më shumë se kaq mund të shkaktojë zhvillimin e osteoporozës.

Uji me vitamina

Edhe pse thuhet se janë me vitamina dhe kanë përfitime shëndetësore, secila pije e tillë përmban sasi sheqeri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme