Sheqeri tek frutat vjen bashkë me fibrat, mineralet dhe vitaminat, gjë që balancon situatën në organizëm.
Kështu që ai është shumë herë më pak i dëmshëm se sa sheqeri i përpunuar.
Sidoqoftë, sheqeri mbetet sheqer, ndaj edhe në rastin e frutave, nuk duhet tepruar, ose më saktë duhet vendosur një ekuilibër.
Sidomos në rastet kur po përpiqeni të humbisni peshë ose vuani nga sëmundje ku sheqeri përkeqëson më tepër gjendjen tuaj.
Frutat më të mira që mund të konsumoni në këto raste janë ato me më pak sheqer dhe me më shumë minerale, antioksidantë, vitamina dhe fibra.
AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me frutat që përmbajnë më shumë sheqer dhe ato me më pak sheqer.
Mango
Mango përmban shumë fibra dhe lëndë ushqyese që i nevojiten organizmit tuaj.
Por gjithashtu ato janë një ndër frutat që përmbajnë më tepër sheqer natyral.
Për shembull, një mango ka rreth 45 gram sheqer dhe ky frut mund të mos jetë zgjedhja juaj më e mirë nëse po përpiqeni të humbisni peshë.
Megjithatë, ju mund shijoni disa feta dhe të ruani pjesën tjetër për më vonë.
Rrushi
Një filxhan me rrush ka rreth 23 gram sheqer. Nëse po mundoheni të reduktoni sheqerin në regjimin tuaj ushqimor, këshillohet të konsumoni sasi të vogla.
Qershitë
Ato janë të ëmbla dhe përmbajnë shumë sheqer. Vetëm një filxhan me qershi përmban 18 gram sheqer.
Dhe nëse mbushni një tas të madh me to, mund të humbisni llogarinë se sa sheqer po konsumoni.
Dardha
Një dardhë e mesme ka 17 gram sheqer. Nëse po përpiqeni të zvogëloni sasinë e sheqerit që konsumoni përgjatë ditës, mos e konsumoni të gjithë dardhën menjëherë.
Shalqiu
Ai është i ngarkuar me ujë dhe ka minerale të veçanta që i nevojiten trupit tuaj për tu hidratuar gjatë ditëve të nxehta të verës. Por vetëm një copë e vogël trekëndore përmban 17 gram sheqer.
Fiqtë
Dy fiq me madhësi mesatare kanë 16 gram sheqer. Prandaj nëse po përpiqeni të mbani nën kontroll sheqerin, këshillohet të reduktoni konsumin e tyre.
Bananet
Një banane e mesme ka 14 gram sheqer. Nëse kjo ju duket e tepërt, konsumoni gjysmën e saj ose mund të zgjidhni banatet jeshile të cilat përmbajnë më pak sheqer.
Frutat me më pak sheqer
Avokado
Po, avokado konsiderohet një frut! Dhe jo të gjitha frutat janë të mbushura me sheqer.
Vetëm në një avokado gjenden 1.33 gram sheqer. Edhe pse ato janë të ulëta në sheqer, avokadot janë të larta në kalori, kështu që mund të mos jetë një ide e mirë t’i konsumoni rregullisht.
Mjedrat
Ato përmbajnë 8 gram fibra për filxhan dhe vetëm 5 gram sheqer. Fibra është e mirë për tretjen dhe mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të ngopur.
Papaja
Gjysma e një papaje të vogël ka rreth 6 gram sheqer. Dhe gjysma është e mjaftueshme për t’u ngrënë në një vakt.
Luleshtrydhet
Një filxhan me luleshtrydhe ka vetëm 7 gram sheqer. Shtojini ato në një sallatë ose konsumojini si një vakt i ndërmjetëm.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...