Ne jemi të gjithë konsumues të kafesë, aq sa na duket e pamundur ta kalojmë ditën pa pirë të paktën një kafe në ditë.
E dimë se ajo është e dëmshme dhe sërish e konsumojmë, ashtu siç nuk tregojmë kujdes për shëndetin tonë edhe me plot gjëra të tjera. Por cilat janë disa nga dëmet që shkakton në shëndetin tona pirja e kafesë?
2. Dëmton procesin e mbajtjes së urinës.
Urinimi është një akt i vullnetshëm, ndërsa ndjesia për të urinuar është e pavullnetshme. Në momentin që fshikëza e urinës mbushet me urinën përfundimtare, tek ne lindin reflekset e urinimit, por në rrethana të papërshtatshme ne e mbajmë urinën për kohën që na nevojitet. Këtë gjë e bëjmë nëpërmjet një muskuli të vullnetshëm të quajtur muskulli sphincter urethrae externum. Konsumuesit e kafesë nuk mund ta kontraktojnë dot sa duhet këtë muskul dhe nevojën për të dalë më shpesh jashtë e kanë më të shprehur.
3. Shton pagjumësinë dhe ul aftësitë krijuese.
Fjalët që thuhen lart e poshtë se kafja të shton pagjumësinë, janë plotësisht të vërteta. Kafja përmban kafeinë, që sillet si një neurotransmetues që shton pagjumësinë. Nga ana tjetër, kafja ul edhe aftësitë krijuese në përdoruesit e rregullt të saj.
4. Shton të rrahurat e zemrës.
Këtë efekt do ta vini shumë re, nëse pini një kafe përpara se të keni ngrënë diçka paraprakisht, apo të keni ngrënë vaktin. Do ta dalloni tek vetja se të rrahurat e zëmrës suaj do të shtohen për shkak të nivelit të lartë të kafeinës që gjendet në kafe.
5. Shkakton sterilitet.
Kjo gjë vihet re më së shumti tek femrat. Studimet e kohëve të fundit kanë nxjerrë në pah se konsumi i tepërt i kafesë dhe rrjedhimisht nivelet e larta të kafeinës në gjak shkaktojnë disfunksion të disa qelizave të tubave të vezoreve duke dëmtuar riprodhimin në seksin femër.
6. Shkakton haluçinacione.
E përmendëm edhe më sipër që kafeina sillet si një neurotransmetues nxitës. Ajo shkakton edhe haluçinacione, të cilat bëjnë që individët të shohin gjëra që realisht nuk ekzistojnë.
7. Shton celulitin.
Edhe ky efekt i dëmshëm vihet re fatkeqësisht më së shumti tek femrat. Është vënë re se kafja ndikon në reduktimin e diametrit të enëve të vogla në organet dhe indet periferike të organizmit, në të cilat futet edhe lëkura. Shmangia e kafes e shmang edhe krijimin eceluliteve.
8. Dëmtojnë shikimin.
Kafja ndikon në rritjen e presionit të lëngut ujor në sy duke dhënë simptomat e sëmundjes së glaukomës. Ajo ndikon në këtë mënyrë edhe në nervat optikë dhe fibrat nervore të retinës së syrit dhe ky është ndikimi kryesor që çon në dëmtim të shikimit.
9. Përkeqëson fazën premenstruale.
Përpara fillimit të ciklit menstrual, tek femrat vihen re shenja të stresit, ankthit dhe nervozizmit. Në femrat që konsumojnë kafenë, gjenden të larta nivelet e estrogjenit, i cili i bën më të theksuara këto simptoma.
10. Zvogëlon gjoksin tek femrat.
Studimet më të fundit kanë vënë re një lidhje pozitive midis konsumit të tepërt të kafesë në ditë (mbi 2 filxhanë) dhe zvogëlimit të masës së gjoksit tek femrat. Ndaj, nëse e shihni të rëndësishme pamjen tuaj të jashtme, edhe ky është një alarm për ta ndaluar konsumimin e kafesë. / Bota.al
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...