Google ADS

Cilat janë 7 shenjat që paralajmërojnë mungesën e hekurit në organizëm?

11:24 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Sipas statistikave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth 9 për qind e grave vuajnë nga mungesa e hekurit, por numri është edhe më i lartë për gratë fizikisht aktive, thonë ekspertët. 7 shenjat e mëposhtme paralajmëruese ju tregojnë nëse vuani nga mungesa e hekurit apo jo .

Lodhje

Trupi e përdor hekurin për të formuar hemoglobinën, substanca në qelizat e kuqe të gjakut që mbart oksigjen. Kur organizmit i mungojnë qelizat e shëndetshme e të pasura me oksigjen ju filloni të ndiheni të lodhur.

Vështirësi në përqendrim

Sinteza e neurotransmetuesve mund të ndryshojë tek njerëzit me mangësi të hekurit, duke shkaktuar marramendje dhe mungesë përqëndrimi.

Vështirësi në frymëmarrje

Pa hekur të mjaftueshëm në gjak, trupi bëhet i uritur për oksigjen.

Lëkurë e zbehtë

Pamja e zbehtë mund të shkaktohet nga qarkullimi keq i gjakut dhe zvogëlimi i numrit të qelizave të kuqe të gjakut.

Thonj të brishtë.

Thonjë e brishtë dhe lehtësisht të thyeshëm është shenjë e mungesës së hekurit në organizëm.

Infeksione më të shpeshta

Nëse kohet e fundit keni kaluar gjendje të shpeshta gripale apo viroza , mund të jetë për shkak të mungesës së këtij minerali.

Urinë e kuqe apo rozë është gjithashtu shenjë e mungesës së hekurit, vetëm në rast se nuk keni ngrënë ushqime me pigment të theksuar të kuq apo vishnje ( si panxhari).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme