Google ADS

Cilat fara duhet t’i hamë?

14:58 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Nutricionistët nga e mbarë bota thonë se farat duhet të jenë pjesë e pandashme e menysë sonë të përditshme. Ne ju tregojmë se cilat fara janë më të dobishmet. Farat e lirit – janë të pasura me proteina, fibra, thartirë alfa linoleike (ALA), thartira yndyrore omega 3. Janë të dobishme kundër radikaleve të lira, e përmirësojnë tretjen dhe shëndetin kardiovaskular. Farat e kungullit – janë burim i mrekullueshëm i vitaminës, transmeton Kosova Sot.

E, zinkut dhe manganit. Ato përmbajnë edhe antioksidues të rrallë. Një lugë e farave të kungullit përmban 4,7 mg mono-yndyra të pangopura, të cilat e ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe e rrisin atë të kolesterolit të mirë. Farat e susamit – janë të pasura me kalcium, magnez dhe bakër. E rrisin nivelin e vitaminës E në organizëm, e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe e forcojnë imunitetin. Studimet kanë treguar se ato mund ta zvogëlojnë rrezikun nga skleroza multiple. Farat e lulediellit – përmbajnë yndyra të mira, respektivisht mono dhe poliyndyra të pangopura. Janë të pasura me vitaminë E dhe janë të dobishme për eshtra, meqë përmbajnë sasi të madhe të kalciumit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme