Kur bëhet fjalë për mëngjesin, zgjedhja më e shpejtë janë vezët.
Disa pëlqejnë t’i përgatisin ato në një mënyrë të caktuar dhe disa pëlqejnë t’i kombinojnë dhe eksperimentojnë me mënyra të reja të përgatitjes, transmeton portal arbresh.info
Të mbushura, të ziera fort, omletë apo në sy…por ka ende edhe shumë variacione tjera që mund të gatuhet një vezë, por cila është mënyra më e shëndetshme?
Ekspertët pohojnë se mënyra se si përgatiten vezët mund të ndikojë edhe në vlerën e tyre ushqyese.
Së pari, sigurohuni që të zgjidhni yndyrën që do të përdorni nëse gatuani vezët në një tigan. Përdorni ato vajra që janë të qëndrueshëm në temperatura më të larta. Mund t’i skuqni në vaj kokosi, vaj ulliri ose gjalpë.
Kur bëhet fjalë për vezët, shumë do të përmendin kolesterolin si një justifikim mbi konsumimin e shpeshtë të këtij produkti, por ajo që duhet të dimë është fakti se do të ketë një humbje të lëndëve ushqyese dhe një rritje të sasisë së kolesterolit të oksiduar nëse e gatuani shumë ose skuqni vezën.
Nëse jeni në dietë ose po përpiqeni të humbni peshë, opsioni më i mirë për ju është të zieni vezët. Shtoni ato në sallata dhe perime. Nëse akoma preferoni t’i përgatisni si omëletë, kombinojini me perime dhe arra të gatuara./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...