Google ADS

Cila është arsyeja pse vazhdoni të keni dhimbje bajamesh edhe gjatë verës

08:23 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Vuani nga bajamet dhe ato nuk ju lënë rehat edhe në stinën e verës, edhe pse jashtë bën nxehtë? Ka disa arsye se pse irritohen bajamet në verë, lëngjet e ftohta, kondicionerët, mikrobet e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë janë disa prej tyre.

Më të prekurit nga këto probleme janë ato grupmosha që kanë sistem imunitar të dobët, për këtë arsye fëmijët janë kontingjent më i rriskuar dhe më i prekur nga bajamet mosha 2 deri në 10 vjeç. Specialistë këshillojnë që për fëmijët e predispozuar për t’u prekur nga bajamet të tregohet një kujdes maksimal ndaj veshjes, qëndrimit në ambientin e jashtëm, sidomos në ditët e ftohta, por edhe në ato të nxehta, pasi fëmija nga lëvizja e tepër mund të djersitet shumë dhe kjo bëhet shkak për ftohje.

Gjithashtu, nuk duhet të përdoren ushqime dhe pije të ftohta, por të gjitha në një temperaturë normale. Në të njëjtën kohë, duhet të kufizohet në maksimum përdorimi i pijeve të gazuara nga fëmijët kur kanë bajame të sëmura, sepse këto pije mund të përkeqësojnë stadin e sëmundjes. Në rastet virale, lihet të bëhet cikli i vetë nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut specialist.

Në këto raste jepen ushqime dhe pije të ngrohta, rekomandohet vitaminoterapi për të rritur rezistencën e organizmit. Ndërsa në rastet kur shkaqet janë mikrobiale dhe shoqërohen me temperaturë, rekomandohen antipiretikët për uljen e temperaturës dhe antibiotikë pasi të jetë bërë më parë një analizë fyti, për të përcaktuar llojin e mikrobit shkaktar. Gjithashtu, rekomandohen marrje e shumtë e vitaminave, kryesisht vitaminë C si dhe kalcium, që ndikojnë në rritjen e imunitetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme