Shtesat kimike që përdoren në cigaret elektronike dhe në zëvendësues të tjerë të cigareve klasike mund të dëmtojnë qelizat e enëve të gjakut, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology”.
“Përdorimi i produkteve alternative në cigaret normale, duke përfshirë edhe cigaret elektronike, po rritet me shpejtësi. Shumëllojshmëria e produkteve të aromatizuara është me interes të madh për duhanpirësit dhe të rinjtë. Aromat e shtuara te këto produkte janë konsideruar të sigurta për gëlltitjen, por efektet në shëndetin kardiovaskular janë të panjohura”, thotë Jessica Fetterman (Universiteti i Bostonit), autore kryesore e studimit.
Hulumtuesit kanë dashur të vlerësojnë se si nëntë aroma kimike, që janë ndër më të zakonshmet në cigaret elektronike mente, aroma e djegies, vanilja, kanella, karafili, gjalpë, luleshtrydhe, banane dhe eukaliptoli (aroma e freskët shpuese) mund të ndikojnë në funksionin e qelizave të enëve të gjakut transmeton website doktor33.al.
Për këtë qëllim, u mblodhën qeliza aortale të nëntë jo duhanpirësve, gjashtë duhanpirësve të cigareve jo me mentol dhe gjashtë duhanpirësve të cigareve me mentol. Këto qeliza u inkubuan pastaj me përbërjet aromatizuese për 90 minuta, për të matur vdekjen e qelizave.
Si rezultat, në krahasim me joduhanpirësit, të dyja grupet e duhanpirësve treguan një reduktim të prodhimit të oksidit nitrik kur stimuloheshin me substanca kimike. Kur qelizat e joduhanpirësve iu ekspozuan aromës së mentolit ose karafilit, u vërejt një reduktim i ngjashëm në prodhimin e oksidit nitrik shkruan website doktor33.al.
Në nivele shumë të larta, të gjitha aromat kanë shkaktuar vdekjen e qelizave endoteliale, por kjo dukuri ka ndodhur edhe në nivele më të ulëta për aromat e kanellës, karafilit, luleshtrydhes, bananes dhe eukaliptit. Aromat e vaniljes dhe karafilit kanë shkaktuar stres oksidativ në qelizat endoteliale. Mentoli, vanilja, kanella dhe aroma e djegies kanë rritur interleukinën-6 dhe kanë reduktuar oksidin nitrik. Kur u nxehën, aromat e vaniljes dhe karafilit ndryshuan prodhimin e oksidit nitrik, ndërkohë që kjo nuk ndodhi me mentolin.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez