Konsumimi i vetëm 1 pije të gazuar në ditë ul me më shumë se 30% probabilitetin që një çift të bëhen me prindër, sugjeron një studim i ri.
Burrat që konsumojnë 1 pije të gazuar në ditë ulin predispozitat e të bërit baba me 33%, ndërsa gratë që pinë 1 pije të gazuar dhe me sheqer në ditë janë 25% më pak të predispozuara të ngelen shtatzënë.
Studime të mëparshme kanë treguar se vezët dhe embrioni nuk arrijnë të zhvillohen në ambiente me nivele të larta të glukozës në gjak. Sheqeri gjithashtu lidhet me disfunksionin erektil tek meshkujt, transmeton shendeti.com.al.
“Autorja kryesore e studimit, dr. Elizabeth Hatch, nga Universiteti i Bostonit, thot: “Kemi zbuluar një lidhje mes konsumimit të pijeve të gazuara dhe me sheqer dhe fertilitetit të ulët, që ishte e vazhdueshme pasi kontrolluam edhe për disa faktorë të tjerë, si obeziteti, kafeina, alkooli, duhanpirja dhe cilësia e dietës së përgjithshme”.
“Çiftet që po planifikojnë të bëhen me fëmijë duhet të kufizojnë konsumimin e këtyre pijeve, pasi ato janë të lidhura edhe me efekte të tjera anësore”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...