Sa herë që dëgjoni fjalën cikël menstrual, gjëja e parë që ju vjen në mend janë dhimbjet e atyre ditëve, nervozizmi, dëshira për të ngrënë gjithçka që ju del përpara etj, por rrallëherë pranoni se cikli menstrual është shenjë e një organizmi femëror të shëndetshëm.
Nëse cikli juajl është i rregullt dhe ndodh çdo 21-31 ditë, mos u shqetësoni pasi gjithçka po ecën si duhet. Porm nëse vëreni diçka që nuk shkon mos hezitoni të flisni me një mjek sepse kjo gjë mund të lidhet me problematika të caktuara shëndetësore.
1.Keni shumë dhimbje gjatë ciklit: Një në dy femra ka cikël të dhimbshëm. E gjithë kjo vjen për shkak të kontraktimeve te mitrës. Gjithsesi dhimbja mund të jetë rezultat edhe i ndonjë infeksioni inflamator që karakterizohet me mukozë uteriane jashtë mitrës (në vezore, nëpër zorre apo në fshikëzën e urinës). Flisni sa më parë me një gjinekolog ne mënyrë qe gjendja të mos përkeqësohet.
2.Keni cikël afatgjatë: Cikli normal zgjat 3-5 ditëe dhe gjate kësaj periudhe humbisni 5-25ml gjak. Nëse keni cikël afatgjatë, të quajtur ndryshe menoragji, sasia e humbjes së gjakut është 3-4 herë më e madhe, në këtë rast cikli zgjat 8-10 ditë. Nëse gjatë këtij cikli të tejzgjatur keni edhe ndjesi te herëpashershme për urinim, rrezikoni të vuani nga ndonjë infeksion urinar ose kapsllëku (konstipacioni).
3.Keni cikël te çrregullt: Sipas të dhënave gjinekologjike, nga dita a parë e ciklit të një muaji e deri tek dita e parë e ciklit të muajit tjetër duhet te kalojnë 28 ditë, por kjo ndryshon nga 24 në 31 ditë. Kujdes! Nëse menstruacionet i keni me pak se 9 herë ne vit duhet te shqetësoheni sepse edhe kjo mund te jete shenjë e një brome, ose e një çrregullimi hormonal apo e një mase beninje në muret e mitrës.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...