Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë thonjtë janë pasqyra e shëndetit. Ngjyra e zbehtë ose shumë e bardhë, apo forma e çrregullt e indeve të thonjve mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme si: probleme në mëlçi, mushkëri, anemi , kequshyqyerje apo infeksione të çfarëdolloj natyre. Mësoni se çfarë sekretesh mund të zbulojnë thonjtë tuaj.
Thonjtë e zbehtë mund të tregojnë :
Thonjtë e bardhë: Nëse thonjtë janë shumë të bardhë, ndërsa skajet e tyre më të errët, mund të keni probleme me mëlçinë ose jeni prekur nga hepatiti.
Thonjtë e verdhë: Një nga shkaqet kryesore të thonjve të verdhë është infeksioni fungal. Sa më shumë të përkeqësohet infeksioni, aq më të verdhë dhe më të hollë bëhen thonjtë tuaj. Në raste më të rralla thonjtë e verdhë mund të jenë shenjë e një gjendjeje më serioze si probleme me tiroidet, mushkëritë ose diabet.
Thonjtë e nxirë: Nuk duhet të ngatërroni thonjtë e nxirë më thonjtë e papastër. Mjekët dermatologë dhe alergologë kanë identifikuar raste kur thonjtë ndryshojnë ngjyrën e zakonshmë në një ngjyrë te errët. Në këtë rast thonjte tregojnë se trupi nuk po merr mjaftueshëm oksigjen. Ju mund të keni shqetësime me mushkëritë apo me zemrën.
Thonjtë që thyhen shpejt: Thonjtë e brishtë që thyhen shpejt lidhen me shëndetin e gjendrës tiroide. Ndërsa kur janë të verdhe dhe thyhen shpejt, me shumë mundësi janë shkaktuar nga një infeksion fungal.
Ngrënia e thonjve: Kafshimi i shpeshtë i thonjve mund të jetë një ves i keq, por në disa raste tregon probleme të fshehura mendore, si ankthi apo ndonjë problem i kontrollit impulsiv. Nëse nuk mund të ndaloni së kafshuari thonjtë, duhet të konsultoheni me një mjek.
Lëkura e kuqe dhe e fryrë përreth thonjve mund të jetë shenjë e ndonjë inflamacioni të mundshëm..
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...