Google ADS

Çfarë thotë muaji i lindjes për shëndetin tuaj

01:21 | 23 Mars 2022
Trina Galanxhi

Dr Nicholas Tatonetti, profesor në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbisë dhe ekipi i tij kanë kryer kërkime mbi ndikimin e muajit të lindjes dhe zhvillimit të disa sëmundjeve.

Ata studiuan të dhënat mjekësore të më shumë se një milion pacientëve të trajtuar në Spitalin Presbyterian të Nju Jorkut midis viteve 1985 dhe 2013, transmeton portal arbresh.info

Rezultatet e këtij hulumtimi përkojnë me ato të hulumtimeve të kryera më parë në Suedi, Danimarkë dhe Austri.

Këto të dhëna do t’i ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë faktorë të rinj që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes.

Ekspertët besojnë se shanset për t’u prekur nga astma janë më të mëdha te njerëzit e lindur mes korrikut dhe tetorit rreziku i zhvillimit të çrregullimeve të hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes tek personat e lindur në nëntor.

Personat e lindur në muajin mars kanë më shumë gjasa të kenë aritmi, dështim kongjestiv të zemrës dhe sëmundje valvulare të zemrës.

Personat e lindur në maj kanë shanset më të vogla që të vuajnë nga sëmundje kronike, ndryshe nga ata të lindurit në tetor.

“Megjithëse kemi gjetur një lidhje të rëndësishme midis sëmundjes dhe muajit të lindjes, rreziku i përgjithshëm i sëmundjes është vërtet i vogël. Veçanërisht rreziku që lidhet me muajin e lindjes krahasuar me faktorë shumë më me ndikim si dieta dhe aktiviteti fizik”, thonë Tatonetti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme