Prekni hundën tuaj, nëse është e ftohtë është shenjë se ju keni nevojë të qetësoheni.
Një studim i kryer nga Universiteti i Nottingham ka ardhur në përfundim se fytyra jep shenjat e duhura kur jeni nën stres.
Shkenca duke përdorur kamerat termike të imazhit, ka zbuluar se hunda e ftohtë do të thotë që jeni shumë të stresuar, shkruan “The Guardian”, transmeton portali arbresh.info
Gjaku lëviz nga fytyra në pjesë të tjera të trupi dhe është shumë e dobishme që të dini se si funksionin fytyra juaj.
Stresi kronik mund të ketë efekt të rrezikshëm në trup.
Ja disa shenja që jep trupi juaj kur jeni të stresuar:
Ndiheni të pompuar
Stresi dërgon mesazhe në gjëndrën hypothalamus, e cila nga ana e tij liron hormonet në sistemin nervor qendror, i cili kontrollon gjëra të tilla si frymëmarrja, rrahja e zemrës dhe tretja. Për kërcënime të menjëhershme, ajo liron adrenalin. Kjo mund të shkaktojë rrahje të shpeshta të zemrës, muskujt do të tensionohen dhe frymarrja do të shpejtohet.
Keni flutura në stomak
Gjëndra veshkore lëshojnë kortizol, të njohur si hormone stresi. Ajo mund të rregullojë funksionimin e trupit tuaj për t’ju bërë më të përgjegjshëm ndaj kërcënimit stresues, transmeton portali arbresh.info.Kjo do të thotë që sistemi juaj i tretjes ka më pak gjak sesa gjymtyrët që ju nevojiten për të drejtuar, duke shkaktuar ndjenjën sikur ndjeni flutura në bark.
Ndjeheni sërish të sëmurë
Lirimi i përsëritur i kortizolit, siç është stresi kronik, mund të zvogëlojë sistemin tuaj imunitar, duke ju bërë të jeni të prirur ndaj të ftohjeve dhe infeksioneve.
Përkeqësoni trajtimin e stresit
Me stres kronik, truri juaj zvogëlohet në zonat që lidhet me emocionet dhe funksionet fiziologjike.
Ndihesh më i vjetër
Hulumtuesit në Universitetin Duke testuan ADN-në e fëmijëve të ekspozuar ndaj stresit kronik, siç janë ngacmimi ose dhuna në shtëpi. Ajo tregoi se stresi kishte shkaktuar dëme në qeliza që ishte e barabartë me disa vite plakjeje./Arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?