Gratë gjatë momentit të shtatzënisë gjenden të humbura në veprim, duke mos ditur se çfarë të bëjnë, si të ushqehen, çfarë të veshin etj.
Por, një gjë është e sigurt: gjithmonë do të ketë gjëra që duhet shmangur gjatë kësaj periudhe. Shmangni sjelljet ose zakonet që keni pasur para shtatzënisë në lidhje me ushqimin dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në mirëqenien tuaj dhe të bebes.
Mbi të gjitha, muaji i parë i shtatzanisë është ai që ju tregon se çfarë nuk duhet të bëni. Gjithashtu edhe periudha pas tremujorit të parë nuk duhet të konsiderohet e lehtë. Shtatzania është një moment tepër delikat dhe prandaj duhet të merren disa masa paraprake në lidhje me sjelljen e përditshme: Mos u lodhni në punë dhe as në angazhimet me shtëpinë.
Nëse ju përpiqeni shumë kjo gjë ndikon seriozisht në evolucionin e shtatzanisë. Prandaj është mirë të mendoni se disa lëvizje duhet të shmangen gjatë shtatzanisë. Duhet të hiqni dorë nga alkooli dhe pirja e duhanit. Pirja e duhanit ka efekte negative mbi shëndetin e fetusit pasi mund të arrijë tek ai nëpërmjet frymëmarrjes.
Shmangni momentet e tensionuara pasi ndikojnë në rritjen e fetusit.
Shmangni veshjet tepër të ngushta sidomos tek pjesa e stomakut.
Mos merrni ilaçe nëse nuk keni folur më parë me mjekun tuaj.
Mos e tejkaloni me aktivitetin fizik. Pak lëvizje gjatë shtatzanisë rekomandohet, por pa pasur ndonjë lloj qëllimi në mendje. Sportet me intensitet të lartë nuk duhet të praktikohen.
Mos përdorni kremra për trupin siç është vaji i bajames sepse mund të shkaktojë reaksione alergjike./pernenat.al/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës