Google ADS

Çfarë të mira shëndetësore sjell uji me xhenxhefil

20:26 | 21 Janar 2018
Trina Galanxhi

Uji me xhenxhefil është një pije e mrekullueshme që përpos që ndihmon në humbjen e peshës, mund të sjellë edhe përfitime të mëdha shëndetësore.

Që nga koha e lashtë kjo erëz është përdorur si bimë shëruese, shkruan portali arbresh.info

Të mirat e saj shëndetësore janë të shumta, por më kryesore janë:

Rregullon kolesterolin

Uji me xhenxhefil është në gjendje të luftojë nivelet e larta të kolesterolit brenda trupi, kështuqë parandalon trupin të përfshihet nga kjo sëmundje.

Hipertensioni

Kjo pije e fuqishme ndihmon në rregullimin e shenjave jetësore dhe në luftimin e formimit të mpiksjeve të gjakut brenda arterieve.

Anti-inflamator i fuqishëm

Uji me xhenxhefil është një anti-inflamator që tregon sukses të madh, pasi parandalon sëmundjet si reumatizmi dhe artriti.

Antioksidant i fuqishëm

Kjo pije e pabesueshme lufton fuqishëm radikalët e lirë, që zakonisht janë arsyeja kryesore për zhvillimin e kancerit.

“Vrasës” i kancerit

Për shkak të vetive të shumta antioksiduese dhe anti-inflamatore, uji me xhenxhefil është një ndër mjetet më të fuqishme natyrore që parandalon dhe lufton kancerin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme