Për shkak të masave të sigurisë, disa prindër mund të gjenden përballë situatave të vështira në lidhje me fëmijët. Dikush mund të sëmuret e dikush tjetër mund të vritet. Në këto kushte është e rëndësishme që prindërit të dinë sit ë veprojnë për t’i shpëtuar qoftë edhe jetën fëmijëve, transmeton Class.
Për çështje urgjente, Dr. Jennifer Shu, një pediatre në Grupin Mjekësor për Fëmijët në Gjeorgji, tha që prindërit duhet të telefonojnë urgjencën ose të shkojnë direkt në dhomën e urgjencës, mundësisht në një spital për fëmijë.
Në raste më pak të ngutshme, ajo sugjeroi të bëhet një telefonatë me mjekun e familjes, i cili mund të ndihmojë në përcaktimin e hapave të ardhshëm.
Ashtu si ofruesit e tjerë mjekësorë, shumë pediatër tani ofrojnë telemjeksinë përmes telefonatës ose videos. Edhe nëse shkoni në zyrë ose në urgjencë, telefonata paraprakisht mund t’ju ndihmojë të gjeni kujdesin e duhur.
Në javët e para të vetizolimit nga koronavirusi, Dr. Shu tha se një problem i zakonshëm është helmimi aksidental. “Fëmijët po hajnë gjëra të ndryshme teksa prindërit përpiqen të punojnë,”- tha ajo. “Mbikëqyrja mund të mos jetë e njëjtë gjatë ditës dhe të gjithë janë pak larg rutinës së tyre.” Kontrolli i helmit është akoma i disponueshëm përmes telefonit dhe online, gjatë gjithë krizës së koronavirusit.
Përveç rasteve të helmit, Dr. Shu tha që ka parë shumë lëndime të fëmijëve në shtëpi. Fëmijë që gëlltitin monedha ose rrëzohen brenda dhe jashtë shtëpisë.
Këto lëndime janë normale, tha Dr. Shu. “Nëse po mundoheni të punoni, përpiquni të keni sadopak kontroll mbi fëmijët.”
Po sikur fëmija të ketë simptoma ose të ndihet i sëmurë?
Dr. Shu rekomandoi të filloni me KidsDoc Symptom Checker, një faqe në internet e operuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Atje, prindërit mund të marrin informacione të besueshme për gjithçka.
“Nëse kanë pak ethe për vetëm një ditë, por nuk po përkeqësohen, ata mund të jenë në gjendje ta menaxhojnë situatën edhe në shtëpi për një ose dy ditë të tjera.”
Hapi tjetër është të telefononi mjekun për të parë nëse problemi mund të diagnostikohet me anë të telekomunikacionit ose kërkon një vizitë në zyrë.
Menaxhimi i vaksinave dhe kontrollet vjetore gjatë koronavirusit
Kur bëhet fjalë për fëmijët nën dhe 2 vjeç, Dr. Shu pranoi që është thelbësore të ndjekësh kontrolle të rregullta dhe vaksinime të planifikuara. “Ka një mundësi që të prisni pak,”- tha ajo.
Për fëmijët më të mëdhenj që nuk kanë nevojë për vaksina, Dr. Shu tha se kontrollet vjetore shpesh mund të shtyhen gjithashtu.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...