Kur një çift fillon të “punojë” për ta krijuar fëmijën e dytë, supozon se kjo gjë do të ndodhë brenda muajit, por jo gjithmonë ndodh kështu.
Ka shumë prindër të cilët e kanë më vështirë të mbesin shtatzënë herën e dytë sesa herën e parë, e disave kjo gjë u shkakton stres dhe brenga të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Sa e zakonshme është kjo?
Pamundësia për të mbetur shtatzënë herën e dytë definohet si paaftësi për t’u ngjizur. Kjo, në Mbretërinë e Bashkuar, i prek një në shtatë çifte.
Faktorë të zakonshëm që ndikojnë në këtë fenomen janë stresi, lodhja kronike dhe mungesa e seksit të mjaftueshëm.
Ekspertët e pjellorisë në veçanti thonë se hormonet e stresit e vështirësojnë më së shumti procesin e të mbeturit shtatzënë për herë të dytë, e posaçërisht hormoni i quajtur alfa-amylase.
Prandaj, duhet të keni parasysh se pas lindjes së fëmijës së parë, hormoneve tuaja do t’u nevojitet pak kohë derisa të bien në nivele normale, dhe tek atëherë mund të mbetni shtatzënë prapë.
Ndiqni këto këshilla nëse jeni duke provuar prapë
– Zvogëloni sasinë e kafeinës dhe alkoolit
Që të dyja këto e zvogëlojnë pjellorinë te meshkujt dhe gratë.
– Konsumoni mjaftueshëm acide yndyrore
Shumica prej nesh konsumojmë shumë omega 6 për ta kompensuar mungesën e omega 3, por kjo shkakton mos balancim në trup. Prandaj, për t’i balancuar nivelet e acideve esenciale yndyrore, konsumoni dy porcione peshk vajor në javë.
– Përdorni suplementet e duhura
Studimet fillestare për shtatzëni tregojnë se acidi folik, hekuri, vitamina B12 dhe vitamina D ndikojnë që gratë të mbeten shtatzënë më lehtë. /Telegrafi
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...