Çfarë shëron lakra e çfarë tërshëra?

23:47 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Nuk keni pse të vraponi menjëherë pas tabletave, kur keni dhimbje koke apo ju dhemb shpina.

Për heqjen e dhimbjeve të lehta të kokës ekspertët për mjekësinë alternative sugjerojnë aplikimin e disa ushqimeve. Kompresat nga lakra e freskët përbëjnë “preparatin” natyral kundër dhimbjeve të kokës.

Vendosni disa fletë në furrë për t’u zbutur dhe të ngrohen, e mbani tri herë në ditë kokën, derisa dhimbja të kalojë. Në rast të të djegurave mund të qëroni pataten e papërpunuar dhe si kompresë ta aplikoni në venin me dhimbje. Kompresa mund të bëni edhe nga qumështi i ftohtë që njëkohësisht parandalon edhe shfaqjen e flluskave. Ngjashëm ndikon edhe vaji i lirit.

Tërshëra ndihmon në rast të inflamacioneve dhe nervit shiatik. Në vendin me dhimbje mund të aplikoni kompresa nga tërshëra e zier, të cilën do të duhej ta zëvendësoni çdo katër orë. Ose, nëse ju përshtatet përgatitni çajin shërues. Një lugë tërshërë e zieni për 2-3 minuta, e procedoni dhe e pini gjatë ditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme