Çdo ndryshim në to është shenjë që i ndodh diçka organizmit, ndërkaq mjekët veçojnë disa më të rëndësishmet.
A e keni ditur që shputat, si edhe fytyra, janë pasqyra më e mirë e gjendjes suaj shëndetësore?
Çdo ndryshim në shputa është shenjë që diçka po i ndodh organizmit, ndërkaq mjekët veçojnë disa më të rëndësishmet.
* Nëse vëreni që vragat shumë ngadalë shërohen, është shumë e mundshme që vuani nga diabeti. Mirëpo, dr. Carolyn McAloon, ortopede amerikane, thotë që kjo mund të jetë shenjë e melanomës, andaj, për të eliminuar çdo dyshim, ju rekomandon të shkoni te dermatologu.
* Humbja e qimeve në gishta të këmbëve shpesh tregon problemet me qarkullimin e gjakut, transmeton Telegrafi.
* Humbja e befasishme e qimeve të holla është shenjë që shputat tuaja nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak në mënyrë që të mirëmbajnë rritjen e qimeve – thotë dr. McAloon.
* Ngërçi i shputave jo rrallë çon në lidhjen me problemet nervore, mirëpo mund të jetë edhe tregues i dehidratimit apo i ushqimit të keq, andaj rekomandohen ushtrime, pirja e lëngjeve dhe ushqime të pasura me kalium, magnez dhe kalcium.
* Do të jetë mirë që derisa shputat t’i keni në ujë, gishtat e këmbës shtrini në drejtim të hundës – këshillon ortopedia amerikane.
*Hipotireoza, e ashtuquajtura gjëndra tiroide dembele është shkaktari më i shpeshtë i shputave të ftohta, gjë që mund të shkaktojë humbje të flokëve, marramendje, shtim të shpejtë të peshës dhe depresion.
* Ënjtja, dhembja dhe skuqja e gishtit të madh të këmbës mund të jenë pasojë e cermës, infeksionit apo artritit, ndërsa thonjtë e verdhë aludojnë në shfaqjen e infeksioneve kërpudhore.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...