Google ADS

Çfarë problemesh i shkakton vera lëkurës?

18:10 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

Edhe pse njerëzit e duan verën për shkak të rrezitjes dhe larjes, është e domosdoshme të dihet që nxehtësia dhe lagështia i shkojnë për shtat disa infeksioneve të lëkurës dhe që nga dielli duhet të mbrohemi mirë.

Sëmundjet që dielli i përkeqëson

Shëndeti – Sëmundjet që përkeqësohen më së shumti nga ekspozimi në diell janë ato të cilat lidhen me lëkurën. Megjithatë, ato nuk janë të vetme që ndikohen negativisht nga rrezet UV. Më poshtë do të njiheni me një listë të plotë të tyre në mënyrë që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj në këtë drejti, transmeton Telegrafi.

Dermatiti

I karakterizuar nga lëkura e thatë, dermatiti ose ndryshe pezmatimi i lëkurës, përkeqësohet shumë nga dielli. Ky i fundit dhe i nxehti rrisin dehidratimin e lëkurës, duke provokuar një ndjesi të madhe të tharjes së lëkurës. Hidratimi është i rëndësishëm, qoftë duke pirë shumë ujë e lëngje ashtu edhe duke përdorur një krem të mirë hidratues. Kjo gjë mund të parandalojë një përkeqësim të madh të shqetësimit në fjalë.

Melasma

E shkaktuar nga ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, ajo mund të bëhet akute në verë si pasojë e ekspozimit në diell. Bëhet fjalë për disa njolla antiestetike (të shpifura) të cilat mund të shfaqen në zonat më delikate si në gjoks dhe në fytyrë. Por nuk është e nevojshme që për këtë motiv ju të hiqni dorë nga marrja e rrezeve të diellit, mjafton të mbroheni vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur.

Pikat në lëkurë

Pikat në lëkurë, të cilat varen thjesht nga një përqendrim më i madh lokal i melanociteve, bëhen edhe më të dukshme gjatë daljes në diell. Melanocitet janë qelizat të cilat prodhojnë melaninën dhe ekspozimi i madh nën rrezet e diellit i bën ato më intensive dhe të rriten në mënyrë të ndjeshme.

Melanoma

Në momentin që melanocitet degjenerojnë në mënyrë të pakontrolluar, ato mund të shkaktojnë melanomën. Nëse nuk mbroheni vazhdimisht, sidomos gjatë orëve më të nxehta kur dielli është më intensiv, mund të shkaktojë këtë shqetësim, i cili mund të kthehet në një sëmundje të vërtetë. Është e nevojshme të bëni shumë kujdes si kur e keni lëkurën të bardhë ashtu edhe të zezë.

Herpesi i buzëve

Ekspozimi në diell përkeqëson infeksionin e shkaktuar nga herpesi simplex, i cili shfaqet me flluska të bezdisshme dhe të shëmtuara në buzë. Midis hipotezave që justifikojnë këtë përkeqësim të herpesit është ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve UV, që ul sistemin imunitar dhe stimulon shfaqjen dhe përhapjen e herpeseve.

Aknet, puçrrat në fytyrë

Skuqja e zonave të caktuara të fytyrës nga dielli, si ajo rreth syve, mjekrës dhe ballit manifestohet me puçrra që zakonisht çojnë në kruarje dhe flluska të vogla. Përveçse duhet të mbroheni gjatë kohës së ekspozimit në diell, për ta shmangur këtë është e nevojshme të mos pini shumë kafe dhe të limitoni në përgjithësi ushqimet kalorike dhe kafeinën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme