Salçiçet janë ndër produktet që konsumohen masivisht nga tryeza e shtëpisë tek fast food-et dhe restorantet.
Por shumë pak konsumatorë dinë se cilët janë përbërësit e vërtetë të salçiçeve apo produkteve të tjera të mishit të përpunuar.
Vërtet salçiçet që blejmë në dyqane, markete e supermarkete janë të paketuara dhe kanë një etiketë në të cilën shkruhen përbërësit e saj.
Por thuajse në të gjitha rastet, të dhënat e etiketës nuk përfshijnë të gjithë përbërësit e vërtetë.
Për nga mungesa e informacionit, situata është edhe më alarmante në rastet kur produkti i salçiçeve blihet i hapur, pra me kilogramë.
Në këtë rast, konsumatori as që e ka idenë se çfarë po konsumon dhe nga ana e prodhuesve të këtij produkti e deri tek shitësit nuk ka asnjë informacion mbi përbërësit.
Përveç mishit apo kombinimit të mishit të përdorur, por edhe kjo nuk vlen për të gjithë prodhuesit.
AgroWeb.org sjell më poshtë listën e përbërësve të salçiçeve të zakonshme e që shiten masivisht në dyqane e markete.
Një informacion i detajuar që do të ndihmojë konsumatorin për të kuptuar se çfarë konsumon vërtetë përmes këtij produkti kaq popullor.
Zbuloni Përbërësit e Salçiçeve
Mish
Zakonisht për përgatitjen e salçiçeve përdoren pjesët e mbetura të derrit, viçit apo pulës. Këtu përfshihen të gjitha pjesët e mishit të cilat janë të pamundura për t’u shitur si mish i freskët.
Mishi i përdorur kushton 10 herë më lirë se mishi i zakonshëm. Ai përftohet me anë të procesit mekanik të zhveshjes së skeletit të kafshës me injektim uji me presion të lartë.
Kjo lëndë nuk mund të tregtohet si mish, por duhet të etiketohet si produkt i përftuar mekanikisht.
E gjithë përzierja e lëndës së parë shtypet derisa formon një pastë e cila bashkohet me ujë, kripë, erëza dhe ngjyrues.
Ujë
Uji zakonisht shtohet në përbërjen e salsiçeve për të krijuar një masë sa më të butë për pastën e mishit. Por edhe për të shtuar volumin e masës përfundimtare.
Niseshte
Të gjitha salçiçet, nga ato më të lirat e deri tek ato që etiketohen si bio, mbushen me sasi të mëdha me niseshteje. Në mjaft raste është niseshte patatesh, por edhe drithërash.
Niseshteja i jep salçiçes volum, si dhe përdoret për të lidhur përbërësit së bashku.
Kripa
Një salsiçe normale përmban rreth 2-4% kripë, kjo i bën të renditen tek ushqimet me nivelin e lartë të kripës.
Konsumimi i kësaj kripe të fshehur rrit rrezikun e shfaqjes dhe përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut.
Ndërkohë tek fëmijët, sipas të dhënave të cilave i referohet AgroËeb.org, rritet rrezikshmëria e shfaqjes së obesitetit, në sajë të kripës së shtuar.
Proteinat e qumështit
Mund të duket e pazakontë, por një nga përbërësit e salçiçeve është qumështi pluhur. Kjo për t’i shtuar proteina ekstra pjesëve të përdorura të mishit që nuk shquhen për pasuri me proteina, por edhe për lidhje më të mirë.
Nuk ka ndikim në shëndetin e personave, por nëse janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit do të kenë reaksion ndaj tyre.
Nitrat natriumi
Studime nga ekspertë të shumtë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilave i referohet AgroËeb.org, nitrati i natriumitqë gjendet në shumë ushqime të procesuara, është shkaktari kryesor i shfaqjes së tumorit në zorrën e trashë.
Trifosfate Potasi dhe Natriumi (E541)
Këto përbërës prodhohen nga kripëra në mënyrë sintetike, për t’i dhënë salçiçeve qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi më të madhe.
Këto përbërës përdoren gjithashtu dhe tek detergjentët dhe zbutësit e rrobave, si dhe përdoren në prodhimin e antifrizës së makinave. Nuk ka ende ndonjë studim për sigurinë e tyre ushqimore.
Ngjyrues
Nëse keni menduar se salçiçet janë pa ngjyrues kimikë, duhet të ndryshoni mendim. Ngjyruesit kimikë i japin salsiçeve ngjyrën karakteristike rozë deri në të kuqen e fortë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon të mos përdorni më tepër se 50 gramë produkte mishi të përpunuar në ditë./AgroWeb.org
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...