Frutat janë përbërësit kryesorë për një organizëm sa ma të shëndetshëm të njeriut.
Konsumimi i frutit të boronicës ka përfitime të mëdha, kryesisht nëse konsumohet në mëngjes.
Nëse konsumoni një tas me boronica për mëngjes mund t’ju ndalojë lodhjen deri pasdite. Kërkimet kanë zbuluar përfitimin e madh të këtij fruti pasi nxit kujtesën dhe përqendrimin deri në 5 orë më vonë.
Nga një studim i bërë, personat të cilët kanë konsumuar lëng boronice në mëngjes, kanë patur një inteligjencë më të zhvilluar dhe të freskët se sa ata që kishin konsumuar një pije tjetër, në testet që atyre u janë bërë.
Shkencëtarët që kanë bërë zbulimin mendojnë se antioksidantët tek boronicat stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit dhe mbajnë mendjen të freskët.
Sipas zbulimit, njerëzit mund të përdorin boronicat fruta apo antioksidantë të tjerë për të përmirësuar aftësitë e tyre gjatë provimeve apo gjatë ditëve të gjata dhe të vështira në punë.
Doktori i cili ka kryer studimin, tha se ata që nuk konsumuan lëngun e boronicës patën një rënie të performacës në testet e inteligjencës pas 5 orëve, nga 14 në 21%.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...