Nuk mund të merrni frymë lirisht, ju janë bllokuar hundët dhe ndiheni shumë keq. Duket sikur jeni ftohur, apo jo? Mund të jetë ftohja, ashtu siç nuk përjashtohet as mundësia që mund të jetë infeksion i sinusit. Infeksionet e sinusit mund të jenë të fshehta, prandaj njerëzit priren t’i ngatërrojnë ato me ftohjen ose sëmundje të tjera.
Pjesë e këtij problemi është se jo të gjithë i dinë shenjat paralajmëruese të infeksionit të sinusit. Sinusiti është pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. Infeksioni i sinusit shfaqet kur një virus, bakter ose myk rrethon veshjen e brendshme të një ose më shumë sinuseve.
Një tjetër arsye përse pacientët shpesh e ngatërrojnë infeksionin e sinusit për ftohje është sepse infeksioni i sinusit shfaqet shpesh pas ftohjes. Kjo sepse këto veshje të brendshme të sinuseve janë më të ndjeshme ndaj infeksionit pas një ftohje. Ndërkohë që ftohja mund të zgjasë vetëm pak ditë, infeksionet e sinusit mund të zgjasin edhe më shumë se 10 ditë.
Infeksionet e sinusit janë ose akute (zgjasin rreth 4 javë), subakute (4 deri në 12 javë) ose kronike (12 javë ose më shumë). Infeksioni kronik mund të zhvillohet nëse lihen pa trajtuar infeksioni akut ose subakut.
Dhimbje në fytyrë
Sinuset janë të lokalizuara në ballë, mes dhe poshtë syve. Prandaj, në varëse të sinusit të infektuar, infeksioni mund të shkaktojë një ndjesi të ushtrimit të presionit sipër faqeve, mes syve, sipër ballit ose edhe në pjesën e sipërme të dhëmbëve. Ka raste kur infeksioni i sinusit duket edhe si dhimbje e dhëmbit. Nëse problemi është në sinuset frontale, mund të duket më shumë si dhimbje koke.
Hundë të bllokuara ose kongjestion
Infeksionet e sinusit shkaktojnë një grumbullim të mukusit në hundë dhe sinuse. Prandaj mund të keni edhe rrjedhje nga hundët ose duhet t’i shfryni më shpesh. Hundët gjithashtu mbushen me qelb ngjyrë.
Dhimbje fyti
Mukusi i grumbulluar në hundë gjatë një infeksioni të sinusit mund të kalojë edhe në pjesën e pasme të fytit, duke shkaktuar ngjirje të zërit, dhimbje të fytit ose kollë.
Erë e keqe nga goja
Duke qenë se janë bllokuar hundët, mund të merrni frymë nëpërmjet gojës, duke shkaktuar kështu tharje dhe zhvillim të erës së keqe të gojës. Kjo e fundit shkaktohet edhe pak shkak të kalimit të mukusit nga hundët në pjesën e pasme të fytit./Shëndeti/
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore