Urina mund të tregojë disa probleme shëndetësore, si dhe t’i japë një përgjigje pyetjes nëse jemi të hidratuar mjaftueshëm apo jo
Mjekët paralajmërojnë t’i kushtoni më shumë vëmendje ngjyrës së urinës, e cila mund të jetë plotësisht e kthjellët, e verdhë ose e errët.
Mjekja Zoe Williams ishte e ftuar në emisionin “This Morning” dhe tregoi tri epruveta me ngjyra të ndryshme, e më pas zbuloi se cila ishte më e mira.
“Këto të tria janë të njohura për të gjithë, por të gjithë duhet ta dinë se ngjyra ndryshon në varësi të asaj se sa të hidratuar jemi”, tha mjekja, duke shtuar se trupi përbëhet nga 60 për qind ujë.
Edhe kur jemi vetëm një ose dy për qind të dehidratuar, kjo mund të ndikojë në humorin dhe nivelin tonë të energjisë. Urina e errët shfaqet gjithnjë e më shpesh te shumë njerëz dhe mjekja thotë se nuk duhet të keni frikë nëse urina është e errët në mëngjes.
“Nëse në mëngjes shihni urinë më të verdhë të errët, kjo është krejtësisht normale. Megjithatë, nëse është kështu më vonë gjatë ditës, është një shenjë që ju duhet të pini më shumë lëngje”, shpjegoi dr. Williams.
Për ngjyrën më të mirë të urinës, mjekja specifikoi “ngjyrën e kashtës ose shampanjës”, që tregon një sasi të mjaftueshme dhe të shëndetshme hidratimi.
Megjithatë, nëse ngjyra e urinës është e zbehtë ose pothuajse transparente, doktor Williams thekson se jeni tepër të hidratuar. Gjithashtu, shkaku i ngjyrës më të errët të urinës, e cila mund të jetë portokalli ose kafe, mund të jetë dehidratimi, por edhe simptomë e disa problemeve shëndetësore. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...