E dinit se nëse konsumimi i një thelpi hudhër në ditë bën mrekulli në trupin tuaj? Hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B dhe vajra të domosdoshme. Ajo përmban më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe antioksidues, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.
Hudhra është një antibiotik natyral që shkatërron një numër të madh bakteresh. Për këtë arsye përdoret shumë në mjekësinë popullore për shërimin e disa sëmundjeve. Por, a keni dëgjuar ndonjëherë se njerëzit e përdorin atë edhe si “karamele”?
Ky leksion i mençur na vjen nga mjekësia e lashtë kineze, të cilët e mbajnë në gojë për 15 minuta, por pa e përtypur. Kjo praktikë rekomandohet të përdoret zakonisht në mëngjes. Në këtë mënyrë ushqyesit e shëndetshëm që gjenden në hudhër hyjnë në organizëm përmes pështymës tuaj dhe pastrojnë enët e gjakut. Kjo “karamele” e veçantë ka shumë përfitime shëndetësore pasi kontrollon oreksin, ka veprim parandalues kundër bronkitit, ndihmon të mbroheni nga infeksionet e laringitit, infeksionet orale etj.
Provojeni dhe do të na jepni të drejtë. Nëse shqetësoheni për erën e keqe ju mund ta neutralizoni duke përtypur një kokërr kafeje, duke ngrënë një kokërr mollë ose majdanoz.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale