A është e shëndetshme të hamë çdo ditë peshk? Mjekët aktualisht rekomandojnë të hahet peshk 2-3 herë në javë në mënyrë që të përfitohen më së miri vlerat ushqyese. Por duhet të keni kujdes nga rreziku i helmimit nga mërkuri. Por, përveç një rreziku të vogël, peshku është vërtet i mirë për ju. Nga ana tjetër, helmimi nga merkuri shkakton çrregullime neurodegjenerative.
Siç e thamë, shqetësimi më i madh nëse hamë shumë peshk është helmimi nga mërkuri. Mërkuri është një substancë e natyrshme dhe nuk është problematike në sasi të vogla. Megjithatë, në sasi të mëdha mund të çojë në simptoma shqetësuese që prekin fëmijët (të lindur dhe të palindur) më së shumti. Helmimi akut i mërkurit mund të çojë në defiçite të përhershme neurologjike, duke përfshirë vonesat në zhvillim të fëmijëve, shkruan Shendeti.com.al. Për fat të keq, çrregullimet neurologjike te fëmijët nga mërkuri janë zakonisht të përhershme. Të rriturit kanë të ngjarë të zhvillojnë simptoma të përkohshme. Në përgjithësi, peshqit e mëdhenj grabitqarë kanë nivele më të larta të mërkurit, sepse ushqehen shumë me peshq të vegjël të cilët kanë një nivel më të ulët. Ata gjithashtu jetojnë më gjatë, ku mërkuri vazhdon të grumbullohet.
Peshqit që përmbajnë sasi të ulët të mërkurit janë: salmon, karkaleca, mustak, tilapia, fiston, oysters, harengë, sardelet dhe troftë. Peshqit që përmbajnë sasi të larta të mërkurit janë: peshk shpatë, skumbri mbretëror, peshkaqen.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë